Avioni norvegjez vazhdon të qëndrojë i bllokuar në Iran për shkak të sanksioneve amerikane

Avioni i "Norwegian", që pësoi defekt gjatë fluturimit në itinerarin Dubai-Oslo, për shkak të sanksioneve amerikane mbeti i bllokuar në Iran.

Avioni norvegjez vazhdon të qëndrojë i bllokuar në Iran për shkak të sanksioneve amerikane

Avioni i "Norwegian", që pësoi defekt gjatë fluturimit në itinerarin Dubai-Oslo, për shkak të sanksioneve amerikane mbeti i bllokuar në Iran.

Sipas lajmit në median iraniane, më 14 dhjetor 2018, gjatë fluturimit nga Dubai për në Oslo, avioni në fjalë, për shkak të një defekti bëri ulje të detyruar në qytetin Shiraz të Iranit, por për shkak të sanksioneve nuk mund të rregullohet defekti.  

Kompania "Norwegian" dërgoi një ekip specialistësh në Shiraz por avioni ka nevojë për një motor të ri dhe për shkak se zbatohen embargo ndaj Iranit, bëhet e ditur se sigurimi i këtij motori nuk është i mundur.

187 persona, që ishin pasagjerë dhe ekuipazh i avionit që pësoi defekt u transferuan në Oslo një ditë më vonë por avioni i bllokuar në qytetin Shiraz të Iranit pret motorin nga Norvegjia me lejen e posaçme që pritet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.   

Krahas kësaj, pasagjerët e detyruar të hyjnë në Iran për shkak të uljes emergjente të avionit, janë të detyruar të marrin vizë nëse do të udhëtojnë këtej e tutje për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në kuadër të fazës së parë të sanksioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të vëna në zbatim më 7 gusht ndaj Iranit, u ndalua që qeveria iraniane të blejë dollarë amerikanë dhe të bëjë tregti me flori ose metale të tjera të çmuara.

Gjithashtu u vendosën sanksione edhe ndaj tregtisë së çelikut, qymyrit aluminit dhe sektorit automobilistik. U vendosën përsëri sanksionet e sektorit të aviacionit civil ndaj Teheranit dhe u pengua importi i avionëve të pasagjerëve dhe pjesëve të këmbimit të tyre.



Lajme të ngjashme