Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Rusia i kushton rëndësi operacionit të Turqisë në Siri

Operacionin e Turqisë kundër terroristëve në lindje të lumit Eufrat (në Siri), Rusia e vlerëson të rëndësishëm në aspektin e eliminimit të terrorizmit dhe integritetit territorial të Sirisë.

Rusia i kushton rëndësi operacionit të Turqisë në Siri

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov, pyetjeve në lidhje me Sirinë iu përgjigj në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun jordanez, Ayman Safadi pas takimit me të në Moskë.

Lavrov deklaroi se është e vështirë të kuptosh se çfarë duan të arrijnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Siri. “Amerikanët gjithmonë nuk i kanë mbajtur premtimet”, u tha Lavrovi gazetarëve, duke shtuar se ‘amerikanët edhe pse më parë kishin bërë të ditur se do të largoheshin nga Tanafi, më vonë kishin ndryshuar mendim”.

Moska shpreson që Uashingtoni, planet e tërheqjes së ushtarëve nga Siria, do t’i deklarojë përmes kanaleve ekzistuese (të komunikimit),- u shpreh ministri Lavrov, ndërsa shtoi se forcat e koalicionit (ndërkombëtar të udhëhequr nga ShBA-ja) kanë mbetur në Siri pavarësisht planit të ShBA-së për të tërhequr trupat e saj nga Siria.

"Me sa duket, Uashingtoni dëshiron t’ua kalojë përgjegjësinë partnerëve të koalicionit", theksoi shefi i diplomacisë ruse.

Lavrov vlerësoi gjithashtu edhe operacionin e mundshëm të Turqisë në veri të Sirisë.

“Operacionin shtesë antiterrorist të Ankarasë në verilindje të Sirisë ne e shikojmë në aspektin e eliminimin të terrorizmit dhe rivendosjes së tërësisë territoriale dhe sovranitetit të Sirisë. Situatën e krijuar në lidhje me tërheqjen e trupave amerikane nga Siria ne do ta bisedojmë me partnerët tanë turq të shtunën, kur ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë (Mevlut Çavushollu), ministri i Mbrojtjes Kombëtare (Hulusi Akar) të vijnë në Moskë. Atëherë do të shpjegojmë edhe se për çfarë kemi biseduar”,- u tha Lavrov gazetarëve.

Ministri Lavrov deklaroi se të gjitha përpjekjet që bëhen në kuadër të formatit të Astanës në lidhje me çështjen e Sirisë synojnë zgjidhjen politike dhe vendosjen e paqes në këtë vend. 

"Sigurisht, qëllimi i të gjitha përpjekjeve tona me turqit dhe iranianët në formatin e Astanës është të sigurojmë pastrimin e Sirisë nga terroristët, krijimin e kushteve, ku të gjitha grupet etnike dhe fetare ta ndjejnë veten të sigurt, në mënyrë që në Siri të rigjallërohet jeta paqësore, të rivendoset paqja dhe të fillojë procesi (i tranzicionit) politik”,- tha Lavrov.

 


Lajme të ngjashme