Siri – Regjimi ka shkelur 369 herë marrëveshjen e Soçit

Në Siri regjimi i Esadit i ka sulmuar 369 herë vendbanimet që ndodhen brenda kufijve të “Zonës së Çtensionimit në Idlib”, e cila u shpall e tillë pas nënshkrimit të marrëveshjes së Soçit, dhe ka vrarë 45 civilë.

1112644
Siri – Regjimi ka shkelur 369 herë marrëveshjen e Soçit

Rrjeti Sirian i të Drejtave të Njeriut (SNHR) deklaroi se që nga 17 shtatori, kur u nënshkrua marrëveshja e Soçit e deri tani, në sulmet tokësore të regjimit të Esadit kanë humbur jetën 45 civilë, nga të cilët 6 kanë qenë gra dhe 22 fëmijë.

Sipas raportit të rrjetit SNHR, 145 e shkeljeve (nga 369 gjithsej) kanë ndodhur brenda kufijve të zonës së çtensionuar të Idlibit, 22 në provincën e Halepit dhe 202 në provincën e Hamës.

Sulmet ajrore dhe tokësore që janë kryer nga Rusia dhe regjimi ndërmjet datave 5 maj 2017 – 17 maj 2018 në të tre këto provinca, të cilat janë shpallur si “Zona e Çtensionimit të Idlibit”, u kanë marrë jetën të paktën 1 mijë e 856 civilëve, nga të cilët 313 kanë qenë gra dhe 476 fëmijë, shkruan raporti i SNHR-së.

Në të njëjtën periudhë regjimi ka hedhur 1 mijë e 167 bomba fuçi në vendbanimet e këtyre tre provincave duke marrë në shënjestër 346 qendra komunitare (xhami, shkolla, qendra shëndetësore-qendra të mbrojtje civile etj).

 


Lajme të ngjashme