Rusia e shqetësuar nga tensioni Izrael-Palestinë

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov tha se ndjejnë një shqetësim të thellë për shkak të tensionit që rritet ndërmjet Izraelit dhe Palestinës.

1111414
Rusia e shqetësuar nga tensioni Izrael-Palestinë

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov tha se ndjejnë një shqetësim të thellë për shkak të tensionit që rritet ndërmjet Izraelit dhe Palestinës.

Lavrov iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve pas takimit të zhvilluar në Moskë me Ministrin e Punëve të Jashtme të Palestinës, Riyad el-Maliki.  

Ai tha se Rusia përpiqet për rifillimin e procesit të negociatave ndërmjet Palestinës dhe Izraelit për një zgjidhje të drejtë dhe gjithëpërfshirëse të bazuar në ligjet ndërkombëtare.

“Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka përdorur votën në mënyrë dërrmuese në këtë drejtim. Kjo siguron kushtet e nevojshme për krijimin e një shteti të pavarur të Palestinës brenda kufijve të përshtatshëm” tha Lavrov.

Ai bëri të ditur gjithashtu se vlen ende propozimi për takim në Moskë të liderëve palestinezë dhe izraelitë dhe shtoi: “Me homologun tim u konsultuam edhe për mundësinë e një mbledhjeje në Moskë me pjesëmarrje edhe të Hamasit, edhe Al-Fathut”.

Kurse Maliki tha se mbështesin nismën e Rusisë për bisedime ndërmjet Palestinës dhe Izraelit dhe shtoi: “Kurse Kryeministri i Izraelit, Benyamin Netanyahu i shmanget negociatave të drejtpërdrejta me Palestinën”.



Lajme të ngjashme