Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Holandë - Pas “jelekëve të verdhë” fillojnë protestën edhe “jelekët e kuq”

Në Holandë, pas “jelekëve të verdhë”, këtë radhë në rrugë përgatitet të dalin “jelekët e kuq”.

Holandë - Pas “jelekëve të verdhë” fillojnë protestën edhe “jelekët e kuq”

“Jelekët e kuq” në Holandë, protestojnë udhëheqjen e vendit.

Në Holandë, pas “jelekëve të verdhë”, këtë radhë në rrugë përgatitet të dalin “jelekët e kuq”.

Sipas deklaratës së bërë në median sociale nga ana e “jelekëve të kuq”, ditën e diele do të organizohet një protestë kundër qeverisë  në qytetin Utrecht.  

Në deklaratë bëhet e ditur se aktivitetet e “jelekëve të verdhë”, që filluan në Francë, u përvetësuan nga ekstremistët e djathtë në Holandë, për këtë arsye filloi lëvizja “jelekët e kuq”.  

Gjithashtu u bë thirrje që tashmë t’i jepet fund kequdhëheqjes së Kryeministrit Mark Rutte, që vazhdon prej vitesh dhe të ndërtohet në Holandë e re.

Prej dy javësh në Holandë, “jelekët e verdhë” të mbledhur me thirrjen e grupeve ekstremiste të djathtë në vend, janë duke protestuar Traktatin e Kombeve të Bashkuara për Emigrantët, ligjin e pensionimit, çmimet e shtrenjta në shëndetësi dhe arsim dhe politikat e qeverisë në çështjet e emigrantëve.  

 


Lajme të ngjashme