Siri - Koalicioni antiDAESH nën udhëheqjen e SHBA-së godet një spital në Hajjin

Koalicioni antiDAESH nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës njoftoi të hënën se ka goditur një spital në qytezën Hajjin të provincës lindore Deir ez-Zor të Sirisë...

1104601
Siri - Koalicioni antiDAESH nën udhëheqjen e SHBA-së godet një spital në Hajjin

Koalicioni antiDAESH nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës njoftoi të hënën se ka goditur një spital në qytezën Hajjin të provincës lindore Deir ez-Zor të Sirisë.

Siç bën të ditur koalicioni përmes një komunikate me shkrim, forcat e DAESH-it kanë përdorur spitalin në Hajjin për të një sulm më datë 9 dhjetor.

Ndërsa zëdhënësi i Departamentit amerikan të Mbrojtjes (Pentagon), koloneli Rob Manning, deklaroi gjatë konferencës ditore për shtyp se “përdorimi i spitaleve është diçka e papranueshme dhe kjo është një taktikë standarde e DAESH-it”.

Manning nuk dha asnjë informacion sa u përket humbjeve civile në sulmin e koalicionit ndaj spitalit në fjalë.

Gjatë muajit tetor, koalicioni nën drejtimin e SHBA-së pati goditur edhe shumë xhami në Deir ez-Zor duke shkaktuar vdekjen e dhjetëra civilëve.

Sipas burimeve lokale, 7 civilë patën humbur jetën në sulmin e koalicionit më 22 tetor ndaj xhamisë “Zawiya”, në Hajjin.

Koloneli Manning pati njoftuar goditjen e kësaj xhamie, por sërish pa dhënë asnjë informacion mbi humbjet civile.

Burimet lokale patën bërë me dije se më datë 21 tetor, forcat e koalicionit kanë sulmuar nga ajri edhe një kurs Kurani në Hajjin, ku gjithashtu kanë gjetur vdekjen 6 civilë.

Ndërsa gjatë namazit të xhumasë më 19 tetor, avionët e koalicionit patë sulmuar xhaminë “Uthman bin Affan” duke shkaktuar 16 të vrarë në radhët e civilëve.

Po ashtu në sulmin e dy ditëve më parë ndaj xhamisë “Ammar bin Yaser”, në të njëjtin lokalitet, patën humbur jetën 30 civilë, përfshi këtu edhe 2 fëmijë.

Kurse javën e kaluar, si pasojë e sulmeve ajrore dhe tokësore të forcave të koalicionit nën udhëheqjen e SHBA-së, mësohet se në Hajjin kanë gjetur vdekjen 25 civilë të tjerë.



Lajme të ngjashme