“Jelekët e verdhë” përfshijnë edhe Belgjikën, qindra të arrestuar nga policia

Protestuesit dolën në rrugët e Brukselit për të protestuar kushtet ekonomike dhe rritjen e çmimeve të karburantit. Pas ndërhyrjes së policisë protestuesit u shpërndanë nëpër rrugica.

“Jelekët e verdhë” përfshijnë edhe Belgjikën, qindra të arrestuar nga policia

Në Bruksel, ku u zhvillua protesta e “jelekëve të verdhë”, policia arrestoi mbi 100 protestues.

Protestuesit dolën në rrugët e Brukselit për të protestuar kushtet ekonomike dhe rritjen e çmimeve të karburantit. Pas ndërhyrjes së policisë protestuesit u shpërndanë nëpër rrugica.  

“Jelekët e verdhë” bllokuan nënkalimin nga Ambasada e Turqisë (në kuadër të BE) deri në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas kësaj filloi ndërhyrja e policisë.

Ndërkaq u vu re se protestuesit kërkuan të detyrojnë personat që udhëtonin me makinë në tunel për të veshur jelekë të verdhë, që gjenden në bagazhet e makinave për siguri, ose për ti vënë ato në mënyrë të dukshme në xhamat e makinave të tyre.

Nga ana tjetër protesta e “jelekëve të verdhë” u bë edhe në Roterdam të Holandës.  



Lajme të ngjashme