May thekson rëndësinë e zhvillimit të hetimeve transparente për rastin Khashoggi

Kryeministrja e Anglisë, Theresa May bëri të ditur se gjatë takimit me Princin e Kurorës, Muhammed Bin Selman ka vënë theksin në rëndësinë e zhvillimit të një hetimi “të plotë, të besueshëm dhe transparent” në lidhje me rastin Khashoggi.

1098813
May thekson rëndësinë e zhvillimit të hetimeve transparente për rastin Khashoggi

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May bëri të ditur se gjatë takimit me Princin e Kurorës të Arabisë Saudite, Muhammed Bin Selman ka vënë theksin në rëndësinë e zhvillimit të një hetimi “të plotë, të besueshëm dhe transparent” në lidhje me rastin e vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi dhe gjetjen e përgjegjësve për këtë vrasje.

Kryeministrja May në kuadër të Samitit të Liderëve të G-20-ës në Argjentinë organizoi një konferencë për shtyp.

Pasi një gazetar rikujtoi takimin e saj me Princin e Kurorës të Arabisë Saudite, Muhammed Bin Selman, Kryeministrja May u rikujtua se “Princi saudit mund të ketë lidhje të drejtpërdrejt me vrasje”, ndërsa gazetari vijoi duke e pyetur se “A i keni parashtruar këtë pyetje të vështirë drejtpërsëdrejti atij?”, “Nëse nuk e kemi pyetur, atëherë pse nuk e bëtë?”

Kryeministrja May në përgjigje të saj foli kështu: “Princit të Kurorës i përcolla rëndësinë nga zhvillimi i një hetimi të plotë, të besueshëm dhe transparent për të zbuluar përgjegjësit dhe për ti pyetur për llogari. Ky është mesazhi ynë i vazhdueshëm të cilin ne e përsërisim prej ditës së vrasjes mizore të Jamal Khashoggit. Ne do të vazhdojmë ta japim këtë mesazh”.

Duke vënë në dukje se marrëdhëniet mes Anglisë dhe Arabisë Saudite ofrojnë mundësinë e bisedimeve të çështjeve të vështira gjatë kontakteve me këtë vend, Kryeministrja May tha se “Gjatë takimeve mund të jemi të qartë për pikëpamjet dhe shqetësimet tona”.

Gazetari saudit, Jamal Khashoggi është vrarë më 2 tetor në Konsullatën e Përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll.

 


Lajme të ngjashme