Vazhdon reagimi i mediave amerikane ndaj deklaratave të Trump për vrasjen e Khashoggi

Media amerikane ka shfaqur një reagim të ashpër ndaj deklaratave të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump për vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi.

Vazhdon reagimi i mediave amerikane ndaj deklaratave të Trump për vrasjen e Khashoggi

Gazetat “Uashington Post”, “New York Times” dhe “Wall Street Journal” nënvizojnë se Trump “po u tregon rrugën diktatorëve".

Gazeta “Washington Post” përdori titullin "Në rastin Khashoggi Trump i doli në mbrojtje Princit”.

Por reagimi kryesor erdhi nga Fred Ryan, autori dhe CEO-ja i kësaj gazete.

Në artikullin e tij Ryan e kritikon rëndë Trumpin

"Tiranëve u është dërguar një mesazh i qartë dhe i rrezikshëm: vendos para në shumë të mjaftueshme para presidentit amerikan dhe ju mund ti shpëtoni me plot kuptimin e fjalës krimit”, shkruan Ryan në reagimin e tij.

Kurse fituesi i çmimit “Pulitzer”, Thomas Friedman nga gazeta “New York Times

Ai shkroi një artikull të titulluar "Një ulje ‘E premtja e Zezë’ nga Trump: nafta, armët dhe vlerat morale".

"Trump mund të ushtronte presion mbi Bin Selmanin, por në vend të kësaj ai lejoi që Muhamed bin Selman ti shpëtojë krimit, pasi Selman i ka premtuar një blerje armësh me vlerë 450 miliardë dollarë", thuhet në artikullin me kritika të forta në adresë të Trump.

E njëjta gazetë ka botuar edhe një artikull me titullin "Trump u tregon rrugën diktatorëve duke falur Arabinë Saudite”, me autorë Mark Mazzetti dhe Ben Hubbard.

Bordi redaktues i gazetës “Wall Street Journal”, në artikullin e tij të titulluar "Realpolitika primitive e Trumpit shkruan:

"E parë nga perspektiva e Trump interesat amerikane në Lindjen e Mesme mund të reduktohen në shitjen e armëve, naftës dhe Iranit. Kjo është absurde, nuk ka fjalë të tjera për të thënë".

 


Lajme të ngjashme