Nauert përgënjeshtron pretendimet për shqyrtimin e vendimit për ekstradimin e Gulenit në Turqi

Gjatë konferencës për shtyp të organizuar në Departamentin e Shtetit, zëdhënësja Nauert i bëri një vlerësim pretendimeve për ekstradimin në Turqi të Fetullah Gulen, planifikuesit të tentativës për grusht shtet të ndërmarrë në vitin 2016.

1089155
Nauert përgënjeshtron pretendimet për shqyrtimin e vendimit për ekstradimin e Gulenit në Turqi

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert përgënjeshtroi pretendimet se udhëheqja amerikane është duke e shqyrtuar mundësinë për ekstradimin e kreut të organizatës terroriste FETO, Fetullah Gulen në Turqi.

Gjatë konferencës për shtyp të organizuar në Departamentin e Shtetit, zëdhënësja Nauert i bëri një vlerësim pretendimeve për ekstradimin në Turqi të Fetullah Gulen, planifikuesit të tentativës për grusht shtet të ndërmarrë në vitin 2016.

Zëdhënësja Nauert hodhi poshtë pretendimet e bëra në kanalin televiziv amerikan “NBC”, ku thuhet se “Udhëheqja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka filluar të kërkojë rrugë ligjore për ekstradimin e Gulenit për ta qetësuar Turqinë pas rastit të vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi”.

Duke bërë të ditur se mes ekstradimit të kreut të organizatës terroriste FETO, Fetullah Gulen dhe rastit Khashoggi nuk ka asnjë lidhje, zëdhënësja Nauert tha se në Shtëpinë e Bardhë nuk ka patur asnjë bisedë në këtë drejtim.

“Ne morëm shumë kërkesa nga pala turke për këtë çështje (ekstradimi i Gulenit). Ende jemi duke i vlerësuar provat që qeveria turke ka parashtruar lidhur me ekstradimin e Gulenit. Ky është një proces që zhvillohet brenda Ministrisë së Drejtësisë. Por mund t'ju them se këto dy çështje nuk kanë asgjë të përbashkët me njëra-tjetrën. Ne gjithashtu biseduam me kolegët tanë në Shtëpinë e Bardhë, ata thanë se nuk kishte ndonjë diskutim për këtë çështje”, bëri të ditur zëdhënësja Nauert.

Ndërkaq Nauert tha se vendimi i Arabisë Saudite për të ndëshkuar disa përgjegjës në rastin Khashoggi i publikuar në të njëjtën ditë me vendimin e ShBA-së për sanksione, tha: “Mes këtyre dy gjërave nuk ka asnjë lidhje. Ne ishim duke punuar tashmë për këto sanksione dhe kjo nuk është befasi”.

Zëdhënësja gjithashtu shtoi se sanksionet janë vendosur në një periudhë më të shkurtër kohore, pasi janë ndërmarrë vetëm hapa drejt individëve.

Në përgjigje të pyetjes së gazetarit të agjencisë së lajmeve Anadolli (AA) se “Se si dhe në çfarë mënyre udhëheqja e ShBA-së mori vendim për sanksionimin e personave ende pa u publikuar nga Arabia Saudite?”, zëdhënësja Nauert mbrojti qëndrimin se mes vendimit për sanksione dhe vendimit të Riadit zyrtar “nuk ka lidhje të drejtpërdrejta”.

“Këta emra ne i përcaktuam si rezultat i punimeve dhe studimeve tona”, deklaroi Nauert.



Lajme të ngjashme