Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Koalicioni ndërkombëtar në Siri falënderon Turqinë

Gjeneralmajori anglez Christopher Ghika tha se i janë falënderues Turqisë për kontributet e dhënë në vendosjen e sigurisë në Menbixh.

Koalicioni ndërkombëtar në Siri falënderon Turqinë

Zëvendëskomandanti i Task Forcës të koalicionit ndërkombëtar në luftën kundër DAESH-it në Siri, gjeneralmajori anglez Christopher Ghika tha se i janë falënderues Turqisë për kontributet e dhënë në vendosjen e sigurisë në Menbixh.

Gjeneralmajori Ghika me anë të një telekonference me Departamentin amerikan të Mbrojtjes (Pentagon) bëri deklarata të rëndësishme në lidhje me patrullimet e përbashkëta të ShBA-së me Turqinë në Menbixh të Sirisë.

 

Gjenerali anglez tha se ndër objektivat e koalicionit janë edhe parandalimi i rikthimit të DAESH-it në Menbixh dhe për të siguruar kthimin e banorëve të larguar nga shtëpitë e tyre dhe të refugjatëve.

Ghika rikujtoi se ShBA-ja ka filluar me patrullime në rajon pas goditjeve të artilerisë turke të pozicioneve të organizatës separatiste terroriste YPG/PKK.

“Aty ende mbretëron një situatë e tensionuar. Ulja e tensionit është në interes të të gjitha palëve. Kështu ne mund të përqendrohemi në mundjen e përhershme të DAESH-it. Ne patëm dy patrullime të përbashkëta të cilat kaluan mjaftë mirë. I përmbahemi fuqimisht planit të përcaktuar”, bëri të ditur gjenerali Ghika.

Në pyetjen se a do të ndalojnë ShBA-të patrullimet e përbashkëta në Menbixh në qoftë se Turqia vazhdon ti godasë me artileri pozicionet e YPG/PKK-së, gjeneralmajori Ghika tha: “Udhërrëfyesi për Menbixhin është një marrëveshje dypalëshe midis dy partnerëve të NATO-s. Ne jemi duke bashkëpunuar për të garantuar sigurinë e banorëve të Menbixhit kundër kërcënimit të DAESH-it. Unë mendoj se do të ishte spekulim të përpiqem të parashikoj se si do të vazhdojë kjo. Këto patrullime nuk janë një situatë përfundimtare. Nuk ka afat kohor për t'i dhënë fund kësaj dhe është një proces i vazhdueshëm për të siguruar banorët e Menbixhit”.



Lajme të ngjashme