Përkrahësit e terrorit kthejnë rrugët e Strasburgut në shesh lufte

Përkrahësit e organizatës separatiste terroriste PKK, që zhvilluan një protestë në qytetin Strasburg të Francës, sulmuan ndërtesat e Këshillit të Evropës dhe Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Përkrahësit e terrorit kthejnë rrugët e Strasburgut në shesh lufte
Përkrahësit e PKK-së sulmojnë ndërtesat e KE dhe GJEDNJ në Strasburg
Përkrahësit e PKK-së sulmojnë ndërtesat e KE dhe GJEDNJ në Strasburg

Përkrahësit e organizatës separatiste terroriste PKK, që zhvilluan një protestë në qytetin Strasburg të Francës, sulmuan ndërtesat e Këshillit të Evropës dhe Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.terör destekçileri strasbourg olayları

Përkrahësit e organizatës separatiste terroriste PKK, që zhvilluan një protestë në qytetin Strasburg të Francës, sulmuan ndërtesat e Këshillit të Evropës dhe Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Përkrahësit e organizatës terroriste tentuan të hyjnë me forcë në ndërtesat në fjalë, pas kësaj policia ndërhyri me shkop gome dhe gaz lotsjellës.  

Në ngjarje u arrestuan 14 nga përkrahësit e terrorit, që plagosën 7 efektiva të xhandarmërisë.

Përkrahësit e PKK-së, që zhvilluan protestë përpara ndërtesës së Këshillit të Evropës, me qëllim protestimin e kushteve të burgimit të kreut të organizatës separatiste terroriste PKK, Abdullah Ëxhallan (Abdullah Öcalan), prishën rendin publik dhe sulmuan ambientin përreth.  

Një grup në protestë, për të cilën forcat e sigurisë mbyllën për trafik rrugën, ku gjenden ndërtesat e Këshillit të Evropës dhe Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, marshuan drejt këtyre ndërtesave dhe sulmuan me gurë dhe shkop policët që prisnin aty.

Përkrahësit e organizatës terroriste, krahas Francës, shkruan në Strasburg edhe nga Gjermania, Zvicra dhe vende të tjera dhe duke kapërcyer dy herë kordonin e policisë, tentuan të hyjnë me forcë në ndërtesat në fjalë dhe shkaktuan dëme materiale në ndërtesa dhe rrethinat e tyre.   

Policia e Strasburgut deklaroi se për shkak të gurëve dhe objekteve të rrezikshme të hedhura nga protestuesit u plagosën 7 efektivë të xhandarmërisë.

Për shkak të përkrahësve të terrorit, që i kthyen rrugicat e qytetit në shesh lufte, ndërkohë që Bulevardi Evropa mbeti i mbyllur për rreth një orë, u anuluan edhe udhëtimet me tramvaj dhe autobus në këtë itinerar.

 

 


Lajme të ngjashme