Abbas për vizitë në Egjipt, takohet me al-Sisin
Presidenti i Egjiptit, Abdulfettah al-Sisi dhe Kreu i Shtetit të Palestinës, Mahmud Abbas u takuan në qytetin Sharm Al Shaykh të Egjiptit për të biseduar kauzën palestineze.
1080969

Presidenti i Egjiptit, Abdulfettah al-Sisi dhe Kreu i Shtetit të Palestinës, Mahmud Abbas u takuan në qytetin Sharm Al Shaykh të Egjiptit për të biseduar kauzën palestineze.
Dy liderët u takuan përpara ‘Konferencës Botërore të Rinisë’ dhe Presidenti Sisi ripërsëriti mbështetjen e Egjiptit në kauzën palestineze.
Sipas lajmit të agjencisë palestineze të lajmeve, WAFA, Sisi dhe Abbas shqyrtuan zhvillimet e fundit në rajon dhe rreziqet e periudhës së fundit në kauzën palestineze.
Në takim Abbas foli me lëvdata për mbështetjen, që Egjipti i jep Palestinës dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të lidhje me këtë çështje.