Siri - 689 punonjës të mediave të vrarë prej fillimit të luftës civile

Rrjeti Sirian i të Drejtave të Njeriut (SNHR) njoftoi se gjithsej 689 punonjës të mediave, përfshirë tetë të huaj, janë vrarë në Siri që nga fillimi i luftës civile në mars të vitit 2011 e deri më tani.

Siri - 689 punonjës të mediave të vrarë prej fillimit të luftës civile

Rrjeti Sirian i të Drejtave të Njeriut (SNHR) njoftoi se gjithsej 689 punonjës të mediave, përfshirë tetë të huaj, janë vrarë në Siri që nga fillimi i luftës civile në mars të vitit 2011 e deri më tani.

Në një raport në lidhje me punonjësit e vrarë të mediave, SNHR njoftoi se gjatë periudhës në fjalë, 543 përfaqësues të mediave, përfshirë pesë të huaj, janë vrarë nga regjimi i Bashar al-Asadit dhe grupet e huaja terroriste të mbështetura nga Irani, ndërkohë që 19 gazetarë kanë gjetur vdekjen si rezultat i sulmeve të forcave ruse dhe një nga sulmet e koalicionit të kryesuar nga SHBA.

Sipas raportit, organizata terroriste DEASH deri më tani ka ekzekutuar 64 gazetarë, prej të cilëve tre të huaj, kurse terroristët e YPG/PKK-së kanë vrarë katër gazetarë.

Ndërkohë, 25 punonjës të mediave kanë humbur jetën nga opozita ushtarake, thuhet në raport, sipas të cilit, pesë gazetarë janë vrarë nga grupi Hayat Tahrir al-Sham dhe 28 të tjerë nga grupe të tjera të paidentifikuara.

Rrjeti po ashtu bëri të ditur se nga marsi i vitit 2011 e deri më tani, 418 gazetarë gjenden të burgosur, përfshirë 18 të huaj.

Regjimi i Asadit dhe mbështetësit e tij kanë burgosur 346 përfaqësues të mediumeve, prej të cilëve katër të huaj.

Organizata terroriste YPG/PKK ka privuar nga liria shtatë punonjës të mediave, DEASH 48, përfshirë tetë të huaj, opozitarët e armatosur 14, prej të cilëve pesë të huaj, kurse Hayat Tahrir al-Sham ka privuar nga liria tre përfaqësues të mediave, përfshirë një të huaj. (AA)



Lajme të ngjashme