Gjermani - Ish-deputeti i CDU-së, Friedrich Merz kandidat për kryetar të partisë

Pas deklaratës së Kancelares dhe njëherësh kryetares së CDU-së, Angela Merkel se nuk do të kandidohet për kryetare të unionit, ish-deputeti, Friedrich Merz bëri të ditur se ai do të jetë kandidat për këtë post.

Gjermani - Ish-deputeti i CDU-së, Friedrich Merz kandidat për kryetar të partisë

Ish-deputeti në Bundestagun gjerman, Friedrich Merz deklaroi se ka paraqitur kandidaturën e tij për kryetarë të Unionit Kristiandemokrat (CDU) në zgjedhjet që do të mbahen në Hamburg më 8 dhjetor.

Pas deklaratës së Kancelares dhe njëherësh kryetares së CDU-së, Angela Merkel se nuk do të kandidohet për kryetare të unionit, ish-deputeti, Friedrich Merz bëri të ditur se ai do të jetë kandidat për këtë post.

 

Në konferencën për shtyp të organizuar në kryeqytetin Berlin, Merz në lidhje me vendimin e Angela Merkel për të lënë detyrën e kryetares ka thënë se ishte një vendim i vështirë, por njëkohësisht edhe i drejt, ndërsa shtoi se CDU-ja ka nevojë për ripërtëritje dhe rend.   

Merz rikujtoi se edhe më herët ka deklaruar se do të kandidohet për kryetar të CDU-së, ndërsa këtë e konfirmoi edhe njëherë duke thënë se “Në punimet e kongresit të CDU-së që do të mbahen në Hamburg më 8 dhjetor do të jem kandidat për kryetar”.

Ai theksoi se CDU-ja duhet të tregojë në mënyrë më të qartë se është një parti e qendrës, ndërsa tërhoqi vëmendjen se partia e së djathtës ekstreme, Alternativa për Gjermaninë (AfD) ka hyrë në zgjedhje federale dhe vendore dhe shtoi se duhet të parandalohet që njerëzit të shkojnë prapa partive populiste.

Merz gjithashtu rikujtoi se Kancelarja Angela Merkel ka qenë në krye të Unionit Kristiandemokrat (CDU) për 18 vjet.

Duke vënë në dukje se Merkel duhet të respektohet për shkak të shërbimeve të saj, Merz mbrojti qëndrimin që në qoftë se zgjidhet për kryetar do të ketë marrëdhënie të mira me Merkel.

Merz, një jurist 62-vjeçar, ka qenë deputet në Parlamentin Evropian mes viteve 1989-1994, ndërsa në Kuvendin Federal mes viteve 1994-2009.

Mes viteve 2000-2002 Merz ka qenë kryetari i grupit parlamentar të partive CDU/CSU në Kuvendin Federal, ndërkaq ishte larguar nga kjo pozitë pasi Merkel mori përsipër edhe këtë detyrë.

Pas përfundimit të mandatit të deputetit në vitin 2009, Merz punoi në kompani të ndryshme dhe ushtroi profesionin e tij të avokatit, së fundmi ishte në krye të bordit drejtues të një kompanie ndërkombëtare të financave.

Krahas Merzit kandidaturën për kryetar të CDU-së e kanë paraqitur edhe Sekretarja e Përgjithshme e unionit, Annegret Kramp-Karrenbauer dhe ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn.

Në një prononcim të bërë ditën e hënë Merkel tha se rezultatet e dala në zgjedhjet e kuvendit të landit Hessen të mbajtur të dielën paraqesin zhgënjim për CDU-në në këtë land, por edhe në nivel federal. Duke vënë në dukje se ajo si Kancelare dhe si kryetare e CDU-së mbanë përgjegjësi nga zhvillimet, Merkel tha se në kongresin e partisë që do të mbahet më 8 dhjetor nuk do të jetë kandidate për kryetare si dhe nuk do të paraqet kandidaturën në zgjedhjet për kancelar që do të mbahen në vitin 2021.

CDU-ja në zgjedhjet e kuvendit të landit Hessen humbi 11,3 për qind të votave në krahasim me zgjedhjet e mëparshme, ndërsa si arsye për humbje të këtyre votave Merkel tregoi politikat e qeverisë në nivel federal.



Lajme të ngjashme