Populli amerikan i shqetësuar për të ardhmen e tij

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës 69% e popullsisë është e shqetësuar për të ardhmen.

Populli amerikan i shqetësuar për të ardhmen e tij

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës 69% e popullsisë është e shqetësuar për të ardhmen.

Shoqata Amerikane e Psikologjisë bëri të ditur se në studimin e quajtur “Stresi në Amerikë”, i realizuar me pjesëmarrjen e 3 mijë e 458 personave mbi moshën 18 vjeç në 50 shtete të SHBA-së, 69% e tyre mendojnë se ecuria e vendit shkakton stres tek ata.

Tërhiqet vëmendja se në anketën e njëjtë të zhvilluar një vit më parë, ky nivel ishte 63%.

Autoritetet bëjnë të ditur se raporti i këtij viti është realizuar pas pakove me bomba, që i ishin dërguar emrave të njohur të Partisë Demokratike dhe CNN, deklaratave të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump se marshimi në vazhdim i “Karvanit të Emigrantëve” është një kërcënim për sigurinë kombëtare, si dhe së fundmi sulmi i armatosur në sinagogën e Pittsburgut, ku u vranë 11 persona.  

Kryetari i Shoqatës Amerikane të Psikologjisë, Arthur C. Evans theksoi se shqetësimet në lidhje me gjendjen në vend tashmë kanë kaluar përtej preferencës politike dhe shtoi: “Atmosfera është shumë helmuese. Demokratët, republikanët dhe shumica e të pavarurve e shohin këtë si të tillë. Njerëzit nuk mendojnë se është përmirësuar klima aktuale e politikës madje mendojnë se është përkeqësuar”.    

Evans bëri të ditur se pjesëtarëve në sondazhin publik nuk i është drejtuar ndonjë pyetje e veçantë në lidhje me Presidentin Trump, pavarësisht kësaj, duke bërë të ditur se është rritur edhe më shumë shqetësimi i paqartësisë dhe paparashikueshmërisë, komentoi duke thënë: “Kemi një lider që nuk dihet se çfarë do bëjë dhe shkakton në një farë mase paqartësi dhe stres”.   

Në këtë anketë, 75% e pjesëtarëve të grupmoshës 17-21 vjeç janë të shqetësuar se mund të përballen me sulmet që kanë bërë jehonë në opinionin publik të vendit në këto vitet e fundit me ngjarje të dhunës së armëve në masë.

Nga ana tjetër bëhet e ditur se nënshtetasit e rinj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë të shqetësuar nga atmosfera politike në nivel kombëtar, për këtë arsye pritet një nivel i ulët i pjesëmarrjes së grupmoshës 18-21 vjeç në zgjedhjet, që do të zhvillohen në 6 nëntor.   



Lajme të ngjashme