Arabia Saudite pranon vrasjen e Khashoggi, vdiq pas sherrit në konsullatë

Arabia Saudite ka deklaruar se Jamal Khashoggi ka vdekur pas grindjeve brenda konsullatës saudite në Stamboll.

Arabia Saudite pranon vrasjen e Khashoggi, vdiq pas sherrit në konsullatë

Arabia Saudite ka deklaruar se Jamal Khashoggi ka vdekur pas grindjeve brenda konsullatës saudite në Stamboll.

Sipas lajmit të  agjencisë zyrtare të lajmeve të Arabisë Saudite, SPA, si rezultat i hetimit të kryer nga Prokuroria e Përgjithshme e Arabisë Saudite, është bërë e ditur se Jamal Khashoggi, “humbi jetën si pasojë e debatit të kthyer në sherr me nënshtetasit saudit” në Konsullatën e Përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll.

Arabia Saudite po ashtu ka theksuar se 18 shtetas sauditë janë arrestuar lidhur me zhdukjen e gazetarit Jamal Khashoggi.

"Ata që kanë lidhje me vdekjen e gazetarit Jamal Khashoggi do të mbajnë përgjegjësi", theksoi Arabia Saudite.

Ndërkaq me vendimin e publikuar të mbretërisë 5 autoritete të larta, ndër të cilët edhe kreu i agjencisë së përgjithshme të inteligjencës së vendit, Ahmed Asiri, janë hequr nga detyra.

Për rikrijimin e Agjencisë së Përgjithshme të Inteligjencës së Arabisë Saudite është vendosur të krijohet komiteti ministror i kryesuar nga princi trashëgimtar, Muhammed bin Selman.  

 


Lajme të ngjashme