Departamenti amerikan i Shtetit publikon raportin e Vendeve për Terrorizmin

Nga Raporti i Vendeve për Terrorizëm 2017, Departamenti amerikan i Shtetit nxori pjesën në lidhje me organizatën separatiste terroriste PYD/YPG, fraksion i PKK-së në Siri.

Departamenti amerikan i Shtetit publikon raportin e Vendeve për Terrorizmin

Nga Raporti i Vendeve për Terrorizmin 2017, Departamenti amerikan i Shtetit nxori pjesën në lidhje me organizatën separatiste terroriste PYD/YPG, fraksion i PKK-së në Siri.

Departamenti amerikan i Shtetit publikoi versionin e vitit 2017 të raportit vjetor të terrorizmit dhe të vendeve.

Ndërkohë që në pjesën e Turqisë bëhet fjalë për organizatën terroriste gyleniste FETO, këtë vit, për dallim nga një vit më parë, në raport nuk u përmend PYD/YPG-ja, fraksion i PKK-së në Siri.

Në pjesën e raportit për Turqinë, edhe këtë vit, si një vit më parë, thuhet se “Turqia FETO-n e cilëson si organizatë terroriste”, ndërsa raporti liderin e FETO-s, Fetullah Gulen, e percepton si “klerik”.

Në raport theksohet se Turqia brenda kufijve lufton kundër organizatës separatiste terroriste PKK, ndërsa jashtë vendit me organizatën terroriste DAESH, ndërkaq bie në sy fakti që “cilësimi i YPG-së nga ana e Turqisë si fraksion i PKK-së” është nxjerrë nga teksti i raportit.

Në mes tjerash, raporti thekson rolin aktiv të Turqisë dhe kontributin e saj në luftën kundër terrorizmit dhe në koalicionit ndërkombëtar duke hapur hapësirën e saj ajrore. Posaçërisht tërhiqet vëmendja mbi operacionin “Mburoja e Eufratit”, ndërmarrë nga Turqia në vitin 2017 kundër DAESH-it në Siri, me të cilin u neutralizuan 3 mijë e 60 terroristë të kësaj organizate.

Sipas raportit, Turqia ka ndaluar hyrjen në vend të 53 mijë e 781 personave nga 145 vende të ndryshme, të cilët synonin t'i bashkoheshin DAESH-it, ndërsa ka deportuar 5 mijë e 446 persona të dyshuar për lidhje me grupet terroriste.

Në raport thuhet se numri i sulmeve terroriste në botë është ulur me 23 për qind dhe se kjo buron nga humbja e DAESH-it, i cili shpesh ndërmerrte sulme në Irak.

Sipas raportit, numri i viktimave nga sulmet terroriste është ulur gjithashtu me 27 për qind.

Ndërkaq, në kategorinë e “Vendeve Sponsorizuese të Terrorizmit” janë radhitur Irani, Sudani, Siria dhe Koreja e Veriut.

Në këtë kategori, krahas Koresë së Veriut, për të cilën pretendohet se kërcënon rajonin dhe vendet fqinje me armë bërthamore, për Iranin thuhet se ndërmerr atentate në vende të tjera.

“Irani që prej vitit 1984 e këtej është perceptuar si vend që përkrah terrorin, krahas Hizbullahut në Liban dhe grupeve terroriste në Gazë, ai mbështet edhe grupe të ndryshme në Siri e Irak, ndërsa edhe gjatë vitit 2017 ka vazhduar me aktivitete të lidhura me terrorizmin”, thuhet në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit.



Lajme të ngjashme