ShBA-të i qëndrojnë besnik hartës rrugore për Menbixhin të dakorduar me Turqinë

Koloneli, Sean J. Ryan, zëdhënësi i koalicionit ndërkombëtar në luftën kundër DAESH-it i bëri një vlerësim operacioneve që vazhdojnë kundër organizatës terroriste DAESH në Irak dhe Siri si dhe hartës rrugore të dakorduar me Turqinë në lidhje me Menbixhin.

ShBA-të i qëndrojnë besnik hartës rrugore për Menbixhin të dakorduar me Turqinë

Koloneli, Sean J. Ryan, zëdhënësi i koalicionit ndërkombëtar në luftën kundër DAESH-it i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bëri të ditur se i qëndrojnë besnik hartës rrugore të dakorduar me Turqinë në lidhje me Menbixhin dhe shtoi se “Në Menbixh ka shumë pak pjesëtarë të organizatës separatiste terroriste YPG, fraksion i PKK-së në Siri. YPG-ja nuk do të jetë pjesë e Menbixhit”.

Gjatë lidhjes me anë të videokonferencës në një mbledhje të mbajtur në Departamentin amerikan të Mbrojtjes (Pentagon), koloneli Ryan i bëri një vlerësim operacioneve që vazhdojnë kundër organizatës terroriste DAESH në Irak dhe Siri.

Duke vënë në dukje se në luftën kundër DAESH-it në Siri është hyrë në fazën e fundit, koloneli Ryan tha se në Luginën e Eufratit Qendror, të cilën koalicioni ndërkombëtar i kryesuar nga ShBA-ja përpiqet ta spastrojë nga kjo organizatë terroriste, ndodhen rreth 1 mijë e 500 deri 2 mijë pjesëtarë të kësaj organizate.

Në përgjigje të pyetjes se në cilën fazë ndodhet zbatimi i hartës rrugore të dakorduar me Turqinë për Menbixhin, koloneli Ryann tha se të dy vendet kanë realizuar me sukses patrullimin e 46-të të pavarur të koordinuar të cilat kontribuojnë në sigurinë e këtij rajoni, ndërsa shtoi se vazhdojnë trajnimet për patrullime të përbashkëta.

Ndërkaq në pyetjen se “A ndodhen në Menbixh elementet e organizatës separatiste terroriste YPG/PKK?”, Ryan tha se “Aq sa jam i informuar në Menbixh ka shumë pak pjesëtarë të YPG-së. Ne i qëndrojmë besnik marrëveshjes, YPG-ja nuk do të jetë pjesë e Menbixhit”.

Në anën tjetër duke kaluar mbi pyetjet në lidhje me marrëveshjen mes Turqisë dhe Rusisë për formimin e zonës së çmilitarizuar në Idlib, Ryan tha se koalicioni ndërkombëtar nuk është pjesë e kësaj marrëveshjeje, por në qoftë se zbatohet ajo do të parandalojë një fatkeqësi humanitare.

Duke iu shmangur përgjigjes së drejtpërdrejt se “A është i kënaqur koalicioni me marrëveshjen në fjalë?”, koloneli Ryan tha se “Ajo çfarë duam ne është një zgjidhje politike që do të shpëtojë jetët e njerëzve”.

Zëdhënësi iu përgjigj edhe pyetjeve në lidhje me vendosjen e sistemeve të radarit dhe të mbrojtjes raketore nga ana e ShBA-së në verilindje të Sirisë, ku tha se ShBA-ja më herët ka vendosur sisteme të radarëve në këtë rajon, ndërsa nuk dha informata për vendosjen e sistemeve raketore në zonat e kontrolluara nga organizata terroriste YPG/PKK.



Lajme të ngjashme