Kryeministri i Çekisë refuzon pranimin e 50 jetimëve sirianë

Kryeministri i Çekisë, Adrej Babish, i cili nuk dëshiron të pranojë në vend refugjatët përfshi edhe fëmijët jetimë sirianë, është përballë me reagimin e shumë partive politike, me në krye partnerin në koalicion.

Kryeministri i Çekisë refuzon pranimin e 50 jetimëve sirianë

Kryeministri i Çekisë, Andrej Babish, i cili nuk dëshiron të pranojë në vend refugjatët përfshi edhe fëmijët jetimë sirianë, është përballë me reagimin e shumë partive politike, me në krye partnerin në koalicion.

Sipas lajmit, që zë vend në agjencinë hungareze të lajmeve, Kryeministri Babish, në reportazhin e dhënë për gazetën Provo, në lidhje me 50 fëmijët jetimë sirianë, tha “Pse duhet ti pranojmë ata? Ne kemi edhe jetimët tanë. Ne duhet të përgatisim jetimët tanë për jetën e tyre”.

Kjo deklaratë shkaktoi reagim edhe në vendin e tij.

Zëvendëskryeministri i Çekisë dhe ministri i punëve të brendshme dhe të jashtme, Jan Hamacek, në një deklaratë të bërë nëpërmjet llogarisë në Twitter, duke rikujtuar se vendi i tij, që nga viti 2015 ka bërë ndihma të ndryshme në rajonet e krizës, shkroi: “Si një vend me 10 milionë banorë mund të sigurojmë një shtëpi të re pa problem për 50 jetimë sirianë”.

Kryetari i TOP 09, një nga partitë opozitare, Miroslav Kalousek që reagoi ndaj Kryeministrit Babish, në deklaratën në median sociale shkroi: “Sigurisht që 50 jetimë sirianë mund të strehohen në ndonjë vend tjetër por ne i japim mesazhin tërë botës se jemi të pashpirt. Ne jemi duke përparuar në mënyrë vullnetare drejt izolimit dhe poshtërimit”.

Kurse Kryetari i Unionit të Kritian Demokratëve, (KDU-CSL) Jan Bartosek në deklaratën e tij tha se prononcimi i Kryeministrit Babish është prova se në politikën e Çekisë, vendin e solidaritetit e merr egoizmi dhe mizoria.  

 


Lajme të ngjashme