ShBA-ja mbyll zyrën e OÇP-së në Uashington

Administrata e Presidentit Donal Trump me një njoftim që do të bëjë sot do të mbyllë zyrën e Organizatës për Çlirimin e Palestinës (OÇP) në Uashington.

1046323
ShBA-ja mbyll zyrën e OÇP-së në Uashington

Sipas një lajmi të gazetës amerikane “Wall Street Journal” (WSJ), mbështetur në deklaratat e zyrtarëve të lartë të Shtëpisë së Bardhë, deklaratën në fjalë do ta bëjë Këshilli i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, John Bolton.

Në lajmin e saj “Wall Street Journal” përcjell edhe pjesë nga teksti i deklaratës që do të bëjë Boltoni të hënën për OÇP-në.

“ShBA-ja gjithmonë është pranë mikut dhe aleatit tonë, Izraelit. Administrata Trump nuk do ta mbajë të hapur këtë zyrë ndërkohë që palestinezët refuzojnë të zhvillojnë bisedime të drejtpërdrejta dhe domethënëse me Izraelin”, pritet të thotë Bolton sipas lajmit të gazetës amerikane.

Në deklaratën e tij Bolton gjithashtu do të thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) do të mund të marrin vendime sanksionuese ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC), në qoftë se do të ndërmerret ndonjë proces hetimor ndaj ShBA-së dhe Izraelit.

Së fundmi administrata amerikane kishte marrë vendim për të ndërprerë të gjitha ndihmat financiare që jepte për Agjencinë e OKB-së për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA).

Në një deklaratë që kishte bërë javën e kaluar Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump kishte thënë se nuk do ta ndihmonin më financiarisht Palestinën derisa palestinezët të pranojnë të marrin pjesë në bisedimet e paqes që parashikohen të zhvillohen me Izraelin me ndërmjetësimin e ShBA-së.

Administrata e Trumpit kishte deklaruar se po punonte mbi një plan, të cilën e cilëson si “Marrëveshja e Shekullit” dhe që synon zgjidhjen e çështjes izraelito-palestineze. Kurse kreu i shtetit palestineze, Mahmut Abas e kishte quajtur këtë plan si “shuplakën e shekullit” dhe kishte refuzuar të takohej me zyrtarët amerikanë.

 


Lajme të ngjashme