Jemen - Dhjetëra të vrarë dhe të plagosur në radhët e huthive

Si pasojë e sulmeve ajrore të forcave të koalicionit të udhëhequra nga Arabia Saudite dhe të operacioneve të forcave qeveritare të Jemenit të ndërmarra ndaj qytetit Hudeyde në perëndim të vendit janë vrarë dhe plagosur dhjetëra pjesëtarë të Huthive.

Huthitë nuk u prononcuan në lidhje me këtë çështje.

Ndërkohë që në qytetin Hudeyde po vazhdojnë luftimet e ashpra mes forcave të Huthive dhe të ushtrisë, bëhet e ditur se ushtria e Jemenit ka avancuar gjatë javëve të fundit.

Huthitë, të cilët kanë kryer një grusht shtet ndaj udhëheqjes legjitime të Jemenit, ku për një kohë të gjatë po jetohet destabiliteti politik, prej shtatorit 2014 e këtej mbajnë nën kontroll kryeqytetin Sana dhe disa zona tjera.

Ndërkaq forcat e koalicionit të udhëhequra nga Arabia Saudite prej marsit 2015 e këtej po i japin mbështetje qeverisë legjitime të Jemenit.     

Lajme të ngjashme