Macron kërkon partneritet strategjik me Turqinë dhe Rusinë në fushën e mbrojtjes

"Interesimi ynë me Turqinë dhe Rusinë synon një partneritet strategjik, i cili do të stabilizonte marrëdhëniet me Bashkimin Evropian (BE) në afat të gjatë dhe do t’u siguronte më shumë fuqi dhe qëndrueshmëri marrëdhënieve”, tha Macron nga Finlanda.

Macron kërkon partneritet strategjik me Turqinë dhe Rusinë në fushën e mbrojtjes

"Interesimi ynë me Turqinë dhe Rusinë synon një partneritet strategjik, i cili do të stabilizonte marrëdhëniet me Bashkimin Evropian (BE) në afat të gjatë dhe do t’u siguronte më shumë fuqi dhe qëndrueshmëri marrëdhënieve”, tha Presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Këtë deklaratë Macron e bëri në Helsinki gjatë konferencës së përbashkët të shtypit me Presidentin Sauli Niinistö.

“Në takimin që pata me Niinistö biseduam për çështjen e Rusisë,- u shpreh Macron, duke shtuar se Evropa mund ti zhvillojë më shumë marrëdhëniet që ka me Rusinë kur të ketë fituar autonominë e plotë në aspektin e mbrojtjes dhe strategjik”.

"Vizioni ynë strategjik duhet të jetë partneriteti strategjik në fushën e mbrojtjes me fqinjët tanë më të afërt. Interesimi ynë me Turqinë dhe Rusinë synon një partneritet strategjik, i cili do të stabilizojë marrëdhëniet me Bashkimin Evropian (BE) në afat të gjatë dhe do tu sigurojë më shumë fuqi dhe qëndrueshmëri marrëdhënieve”,- tha Macron.

Marrëdhëniet midis BE-së dhe Rusisë duhet të rishikohen,- vazhdoi më tej fjalën e tij Macron, duke nënvizuar nevojën e zhvillimit të një vizioni të ri të përshtatshëm ndërmjet BE-së dhe Rusisë duke përfshirë çështjet e sigurisë kibernetike, mbrojtjes dhe partneritetit strategjik.

Macron vuri në dukje se Rusisë i duhet të punojë më shumë në këtë drejtim.

 


Lajme të ngjashme