Afganistan - Sulm me raketa në zonën diplomatike të Kabulit

Dymbëdhjetë raketa goditën të martën zonën e sigurisë së lartë të kryeqytetit afgan, Kabul, ku ndodhen dhe presidenca dhe ambasadat e shumë vendeve.

1035957
Afganistan - Sulm me raketa në zonën diplomatike të Kabulit

Zyrtarë të sigurisë së Kabulit thanë se sulmi kishte ndodhur gjatë faljes së namazit të Bajramit.

Disa nga raketat e lëshuara nga agresorët e fshehur në një shtëpi afër presidencës ranë afër një reparti të NATO-s dhe Ambasadës amerikane në Kabul.

Bëhet e ditur se në këto sulme janë plagosur 2 vetë, kurse agresorët janë neutralizuar.

Aktualisht, askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Pasi talebanët nuk iu përgjigjën ofertës qeveritare për armëpushim, Kabuli zyrtar udhëzoi forcat e sigurisë të përgjigjen me zjarr të plotë ndaj çdo sulmi eventual nga grupet e armatosura.



Lajme të ngjashme