Jeffrey i jep të drejtë Turqisë në shqetësimin e saj për PYD/YPG

Dikur ish-ambasadori amerikan në Ankara dhe tani përfaqësuesi special i ShBA-së për Sirinë, James Jeffrey tha se Turqia ka të drejtë që të jetë e shqetësuar për PYD/YPG, zgjatimi i organizatës separatiste terroriste PKK në Siri.

Jeffrey i jep të drejtë Turqisë në shqetësimin e saj për PYD/YPG

Ish-ambasadori amerikan në Ankara, James Jeffrey tha se Turqia ka të drejtë që të jetë e shqetësuar për PYD/YPG, zgjatimi i organizatës separatiste terroriste PKK në Siri.

Jeffrey është njëri nga ata që e vlerëson të gabuar përdorimin e organizatave terroriste në Siri nga administrata amerikane.

“Nuk ka dyshim që PYD-ja është derivati sirian i PKK-së. Kjo e vërtetë është deklaruar 2 vite me parë edhe në Senatin amerikan; të njëjtën gjë thotë edhe raporti i Agjencisë Qendrore të Zbulimit amerikan (CIA) për vendet. Kjo është një e vërtetë”, thotë Jeffrey.

Kurse në një reportazh për TRT-në më herët ai kishte thënë se vendi i tij duhej të merrte në konsideratë shqetësimet e Turqisë në lidhje me Sirinë.

“Unë e kuptoj zemërimin e turqve. Ky zemërim nuk vjen vetëm nga fakti që terrori i PKK-së ka marrë jetën e 40 mijë qytetarëve turq që nga viti 1984 e këtej. Shkaku i këtij zemërimi është mos-mbajtja e premtimeve që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë në lidhje me PYD/YPG-në. Në fillim çështja është vlerësuar si provizore dhe në aspektin taktik. Por ne (amerikanët) e kthyem atë në një partneritet afatgjatë. Dhe si rrjedhim turqit me të drejtë thanë ‘prit një minutë, çfarë po ndodh’”,- ishte shprehur ish-ambasadori amerikan në reportazhin e tij për TRT-në.

Por tani James Jeffrey është përfaqësuesi special i ShBA-së për Sirinë.

Jeffrey është zyrtari amerikan do të zhvillojë edhe negociatat me vendet e rajonit, por ajo për të cilën është më shumë kureshtar opinioni publik, është se a vazhdon të mendojë ai si dikur në lidhje me Sirinë.

 


Lajme të ngjashme