Siri - Organizata separatiste terroriste YPG/PKK zgjeron territoret nën kontroll

Regjimi i Esadit dhe organizata separatiste terroriste YPG/PKK zgjeruan territoret e kontrolluara nga ana e tyre.

1028510
Siri - Organizata separatiste terroriste YPG/PKK zgjeron territoret nën kontroll

Në Siri, ku po vazhdon drama njerëzore dhe lufta civile për 7 vite me radhë, territoret e pushtuara me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga ana e organizatës separatiste terroriste YPG/PKK gjatë 4 muajve të fundit nga 25 për qind u zgjeruan në 28 për qind.

Sipas matjeve të zonës për periudhën 18 prill-8 gusht është vërejtur se regjimi i Beshar Esadit dhe organizata separatiste terroriste YPG/PKK brenda 4 muajve kanë zgjeruar territoret e kontrolluara nga ana e tyre.

Para 4 muajve regjimi i Esadit kontrollonte 58 për qind të territoreve të Sirisë, ndërsa tani këto territore janë zgjeruar për 1 për qind. Nga 185 mijë e 180 kilometra katrorë të territoreve të Sirisë, forcat e regjimit kontrollojnë 189 mijë e 136 kilometra katror.

Kohëve të fundit regjimi i Esadit herë pas here edhe me mbështetjen e Rusisë bëri shkelje të marrëveshjes së Astanasë dhe vuri nën kontroll zonat e Gutës Lindore, Derasë dhe Kunejtrasë.

Ndërkaq territoret e pushtuara nga ana e organizatës separatiste terroriste YPG/PKK me humbjen e rajonit Afrin pas operacionit “Dega e Ullirit”, që Forcat e Armatosura të Turqisë e filluan më 20 janar, u ulën në 25 për qind dhe kjo bëri që kjo organizatë të avancojë në drejtim të lindjes së vendit.

Organizata me mbështetjen nga ajri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës avancoi në lindje të lumit Eufrat dhe prej prillit e këtej territoret e kontrolluara nga organizata terroriste nga 45 mijë e 967 kilometra katrorë dolën në 51 mijë e 379 kilometra katrorë.  

Kështu territoret e kontrolluara nga organizata separatiste terroriste YPG/PKK nga 25 për qind dolën në 27,7 për qind.



Lajme të ngjashme