Politika e Trumpit kundër emigrantëve vë në lëvizje myslimanët, numër rekord kandidatësh

Në zgjedhjet lokale që do të zhvillohen në muajin nëntor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është shënuar një numër rekord i kandidatëve myslimanë.

Sipas lajmit të Al Jazeera, mbi 90 myslimanë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shumica demokratë, kanë vënë kandidaturën ose janë kandidatë për kandidat të zgjedhjeve lokale.

Kjo shifër përbën numrin më të lartë, që nga sulmet terroriste të 11 shtator 2001 në këtë vend.

Rritjen e numrit të kandidatëve myslimanë analistët e shpjegojnë duke arsyetuar se deklaratat e Trumpit kundër emigrantëve kanë bërë që myslimanët të hyjnë në politikë për tu përfaqësuar edhe në nivel lokal edhe në nivel kombëtar.

Nëse 33-vjeçari, Abdul el-Sayed që garon për guvernatorin e Miçiganit, del fitues atëherë ai do të jetë edhe guvernatori i parë mysliman në vend.

Ndërsa avokatja dhe aktivistja e të drejtave të njeriut, kandidate për Senatin nga Arizona, Deedra Abboud  dhe Amr Kotb që garon për komisionin lokal nga Uashingtoni, zënë vend si kandidatët myslimanë që kanë shans të lartë për të fituar.  

Lajme të ngjashme