Sot hyri në fuqi pjesa e parë e sanksioneve ndaj Iranit

Pjesa e parë e sanksioneve ekonomike të SHBA-së ndaj Iranit, hyri në fuqi sot në mëngjes në orën 07.00 sipas orës së Turqisë.

Sot hyri në fuqi pjesa e parë e sanksioneve ndaj Iranit

Pjesa e parë e sanksioneve ekonomike të SHBA-së ndaj Iranit, hyri në fuqi sot në mëngjes në orën 07.00 sipas orës së Turqisë.

Ndërkaq sanksionet ndaj tregtisë me naftë do të hyjnë në fuqi në nëntor.

Sanksionet që synojnë ndaljen e blerjes së dollarit amerikan nga ana e Teheranit, shitjen e bonove të thesarit, tregtinë e floririt dhe metaleve të tjera të çmuara, aluminit, qymyrit dhe importin e avionëve komercial dhe pjesëve të këmbimit të tyre hynë në fuqi një minutë pas mesnatës sipas orës së Uashingtonit (07.00 sipas orës së Turqisë).

Në këto sanksione, që do të parandalojnë edhe hyrjen e kompanive të huaja në sektorin automobilistik të Iranit, është përfshirë gjithashtu edhe eksporti i tapeteve të shquara iraniane dhe të disa produkteve ushqimore në ShBA.

Ministri i Punës i Iranit, Ali Rebii ka thënë se “për shkak të sanksioneve afërsisht 1 milionë iranianë do të mund të mbeten pa punë”, ndërsa tërhoqi vëmendjen se ky hap i njëanshëm i ShBA-së do të ketë kosto të lartë për vendin e tij.

Në anën tjetër nga këto sanksione do të ndikohen edhe vendet e treta, pasi që në sanksionet e ShBA-së do të përfshihen edhe vendet tjera që bëjnë tregti me Iranin.

Departamenti amerikan i Thesarit ka deklaruar se nuk do të kompensohen dëmshpërblimet për vendet tjera të cilat do të mund të dëmtohen nga sanksionet në fjalë.

Plani i Përbashkët i Veprimit (JCPOA) ishte nënshkruar në korrik 2015, pas negociatave që zgjatën 20 muaj, mes Iranit në njërën anë dhe 5 anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe BE-së në anën tjetër.

Kjo marrëveshje parashikonte heqjen e sanksioneve ndërkombëtare që zbatoheshin ndaj Iranit pas përfundimit të programit të tij bërthamor.

Mirëpo pas vendimit të Presidentit të ShBA-së, Donald Trump për tu tërhequr nga marrëveshja në muajin maj, Departamenti amerikan i Thesarit njoftoi se do të rivendosen sanksionet ndaj Iranit në dy faza.

 


Lajme të ngjashme