Afganistan - 3 ushtarë të NATO-s humbin jetën në një sulm kamikaz

Bëhet e ditur se sulmi kamikaz është kryer mbi një autokolonë të tyre, gjatë kryerjes së patrullimeve në lindje të vendit.

1026164
Afganistan - 3 ushtarë të NATO-s humbin jetën në një sulm kamikaz

Në një sulm kamikaz të ndërmarrë në lindje të Afganistanit, kanë humbur jetën tre ushtarë të NATO-s.

Sipas deklaratës së bërë nga Njësitet e NATO-s në Afganistan, bëhet e ditur se sulmi kamikaz është kryer mbi një autokolonë të tyre, gjatë kryerjes së patrullimeve në lindje të vendit.

Përveç tre ushtarëve të vrarë, në deklaratë thuhet se janë plagosur edhe tre të tjerë, në mesin e të cilëve njëri amerikan dhe dy pjesëtarë të trupave afgane.

Zëdhënësja e zyrës së guvernatorit të krahinës Prwan, Wahida Shahkar, sqaroi se sulmi ka ndodhur në vendin Hilazey.

Nuk ka informacione mbi identitetin e ushtar qeve të vrarë, ndërkohë që përgjegjësinë për sulmin e kanë marrë talibanët.



Lajme të ngjashme