Kinë – Bashkimi Evropian: Pekini, Moska dhe Uashingtoni të evitojnë kaosin

“Ka ende kohë për të evituar konfliktin dhe kaosin”, deklaroi Tusk gjatë një takimi me Kryeministrin kinez, Li Keqiang...

Kinë – Bashkimi Evropian: Pekini, Moska dhe Uashingtoni të evitojnë kaosin

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Trusk, kërkoi të hënën nga Pekini që të evitohet kaosi i një lufte tregtare, si përgjigje ndaj Presidentit amerikan, Donald Trump, i cili i ka cilësuar Bashkimin Evropian, Kinën dhe Rusinë si armiq të vendit të tij.

“Ka ende kohë për të evituar konfliktin dhe kaosin”, deklaroi Tusk gjatë një takimi me Kryeministrin kinez, Li Keqiang, duke propozuar që të kryhet një reformë e Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT).

“Ne jemi të gjithë të ndërgjegjshëm se arkitektura botërore është duke ndryshuar nën sytë tanë”, theksoi ai duke kujtuar se: “Bota të cilën ne kemi ndërtuar për dekada, solli një Evropë në paqe, zhvillimin e Kinës dhe fundin e Luftës së Ftohtë.”



Lajme të ngjashme