Shpërthimi në Bremen të Gjermanisë merr jetët e 3 personave

Policia gjermane njoftoi se shpërthimi ndodhi në çatinë e një shtëpie në nënprefekturën Huchting të Bremenit për shkaqe ende të paqarta.

Shpërthimi në Bremen të Gjermanisë merr jetët e 3 personave

Bëhet e ditur se në shpërthimin që ndodhi në një shtëpi në qytetin Bremen të Gjermanisë kanë humbur jetën 3 persona.

Sipas deklaratës së policisë gjermane, shpërthimi ndodhi në një shtëpi në nënprefekturën Huchting të Bremenit në orët e hershme të mëngjesit.

Pas shpërthimit në shtëpi u gjetën kufomat e një gruaje 41-vjeçare dhe të një fëmije 7-vjeçar.

Ndërkaq, viktima e tretë është një grua 70-vjeçare, e cila jetonte në një shtëpi tjetër, që u dëmtua nga shpërthimi.

Njoftohet se shpërthimi ndodhi në çatinë e shtëpisë për shkaqe ende të paqarta.

Sipas lajmeve që zënë vend në shtypin gjerman, nga ky shpërthim janë dëmtuar rëndë edhe shtëpitë përreth, ndërkaq u evakuuan edhe banorët e zonës përreth në perimetër 100 metra larg nga vendi i ngjarjes.


Fjalët Kyçe: shpërthim , Huchting , Bremen , Gjermani , evakuim

Lajme të ngjashme