Afganistan - Qeveria shpallë armëpushim me talebanin me rastin e festës së Bajramit

Me këtë zhvillim historik, qeveria afgane ka njoftuar armëpushim të njëanshëm me talebanët nga dita e 27-të e muajit të Ramazanit (12 qershor) deri në ditën e fundit të festës myslimane të Fitër Bajramit.

Afganistan - Qeveria shpallë armëpushim me talebanin me rastin e festës së Bajramit

Qeveria e Afganistanit njoftoi se me rastin e festës së Fitër Bajramit ka shpallur armëpushim një javorë me talebanët.

Me këtë zhvillim historik, qeveria afgane ka njoftuar armëpushim të njëanshëm me talebanët nga dita e 27-të e muajit të Ramazanit (12 qershor) deri në ditën e fundit të festës myslimane të Fitër Bajramit.

Mirëpo operacionet do të vazhdojnë të kenë në shënjestër DEASH-in dhe organizatat terroriste të mbështetura nga jashtë, përfshirë edhe bashkëpunëtorët e tyre.

Presidenti Eshref Gani në deklaratën e bërë nëpërmjet llogarisë në Twitter ka thënë se armëpushimi do të fillojë nga dita e 27-të e Ramazanit dhe do të vazhdojë deri në fund të festës së Fitër Bajramit.

Ndërkaq ende nuk dihet se a do ti përmbahet Talibani armëpushimit apo jo.

 


Lajme të ngjashme