Donald Trump anuloi takimin me Liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump deklaroi se ka anuluar takimin me Liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-Un, që do të zhvillohej në Singapor në 12 qershor.

Trump i dërgoi një letër liderit të Koresë së veriut në lidhje me anulimin e takimit.

Shtëpia e Bardhë publikoi letrën që Trump i Dërgoi Kim-it.

Si arsye për anulimin e takimit Trump tregoi “mllefin e madh dhe armiqësinë e treguar haptazi” në deklaratën e fundit të Kim Jong-un duke bërë të ditur se realizimi i takimit për momentin nuk është i përshtatshëm.

Në letër Trump shkruan: “Ndjej se takimi që planifikohet prej një kohe të gjatë për momentin nuk është i papërshtatshëm. Si rrjedhojë ju lutem të pranoni me anë të kësaj letre se samiti i Singaporit, për të mirën e të dyja palëve, por në dëm të botës, nuk do të ndodhë".  

"Kjo mundësi e humbur është një moment vërtet i trishtuar në histori" shkruan lideri amerikan në letër.

Ky lajm erdhi ditën që Koreja e Veriut, në sytë e gazetarëve të huaj, hodhi në erë platformën e testimeve të armëve bërthamore.

Lajme të ngjashme