Koalicioni Sairoon fitues i zgjedhjeve në Irak
Sipas rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura më 12 maj në Irak

Sipas rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura më 12 maj në Irak, fitues ka dalë koalicioni Sairoon, i mbështetur nga lideri shiit Mukeada es-Sadr.
Riyad Bedran, kryetari i Komisionit të Pavarur të Lartë Zgjedhor të Irakut në një konferencë për shtyp të zhvilluar në Bagdad ka njoftuar se sipas rezultateve përfundimtare Sadr ka dalë i pari në zgjedhje. Koalicioni Sairoon i mbështetur nga Sadr ka fituar 54 deputetë në parlamentin me 329 vende.
Ndërkohë i dyti me 47 deputetë ka dalë koalicioni Fetih nën drejtimin e Hadi Amiri, një prej komandantëve Hashdi Hshabi, ndërsa koalicioni Nasr i drejtuar nga kryeministri aktual Hajdar el-Ibadi ka dalë i treti me 42 deputetë.
Po ashtu theksohet se turkmenët kanë marrë 3 deputetë në Kerkuk, Partia Demokratike e Kurdistanit nën drejtimin e Mesut Barzanit 25, Bashkimi Patriotik i Kurdistanit 17 dhe Goran 5 mandate. (AA)