Merkel-Ruhani diskutojnë tërheqjen e ShBA-së nga marrëveshja bërthamore

Zëdhënësi i Qeverisë gjermane, Steffen Seibert njoftoi përmes një deklarate të shkruar se Merkeli kishte diskutuar me Ruhanin për të ardhmen e marrëveshjes bërthamore të nënshkruar me Iranin në 2015 pas tërheqjes së ShBA-së.

Merkel-Ruhani diskutojnë tërheqjen e ShBA-së nga marrëveshja bërthamore
Bota në krah të Iranit kundër tërheqjes së SHBA-së nga marrëveshja bërthamore
Bota në krah të Iranit kundër tërheqjes së SHBA-së nga marrëveshja bërthamore

Kryeministrat e Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe Francës publikuan një komunikatë të përbashkët, ku theksuan angazhimin dhe besnikërinë e tyre në lidhje me marrëveshjen bërthamore me Iranin.

Zëdhënësi i Qeverisë gjermane, Steffen Seibert njoftoi përmes një deklarate të shkruar se Merkeli kishte diskutuar me Ruhanin për marrëveshjen bërthamore të nënshkruar me Iranin në 2015, marrëveshje nga e cila Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) vendosën të tërhiqeshin.

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka realizuar një bisedë telefonike me presidentin iranian, Hasan Ruhani.

Zëdhënësi i Qeverisë gjermane, Steffen Seibert njoftoi përmes një deklarate të shkruar se Merkeli kishte diskutuar me Ruhanin për marrëveshjen bërthamore të nënshkruar me Iranin në 2015, marrëveshje nga e cila Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) vendosën të tërhiqeshin.

"Kancelarja Merkel konfirmoi se krahas Gjermanisë, edhe Franca me Britaninë nuk do të heqin dorë nga marrëveshja në fjalë, për sa kohë që Irani i përmbush angazhimet e tij që burojnë nga marrëveshja bërthamore”,- sqaron Seibert.

Ai vuri në dukje se në lidhje me programin e raketave balistike të Iranit dhe aktivitetin e Teheranit në rajon, kancelarja Merkel është për negociata me një format të gjerë, që do të përfshinte vendet e interesuara me Iranin.

Zëdhënësi i Qeverisë gjermane vuri në dukje se Merkel, e cila e dënoi Iranin për sulmin me raketa ndaj Izraelit, dëshiron të kontribuojë në reduktimin e tensioneve në rajon.

Edhe Hasan Ruhani i tha Merkelit se vendi i tij nuk dëshironte tensione të reja në rajon.

"Ne nuk duam tensione të reja në rajon",- ka thënë Ruhani sipas deklaratës së bërë nga presidenca iraniane, por pa përmendur sulmet izraelite në Siri.

Tërheqjen, që i bëri presidenti amerikan Donald Trump vendit të tij nga marrëveshja nukleare, Ruhani e cilësoi si një veprim në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe e paralajmëroi Merkelin se kjo do të ketë pasoja dhe dëme të padëshirueshme në arenën ndërkombëtare.

Ruhani kërkoi nga vendet evropiane që deklaronin sa më shpejt që të jetë e mundur qëndrimin e tyre të prerë dhe të qartë lidhur me atë se si do të garantoheshin interesat e Iranit pas daljes së ShBA-së nga marrëveshja bërthamore e 2015-ës.

 


Lajme të ngjashme