Pakistan – Sulm i armatosur ndaj ministrit të Brendshëm, plagoset në shpatull

Si pasojë e sulmit të armatosur në Kanxhrur, një periferi e qytetit Naroval në verilindje të vendit, ministri i Brendshëm i Pakistanit, Ahsan Iqbal, është plagosur në shpatullën e djathtë, bën të ditur radioja shtetërore pakistaneze....

Pakistan – Sulm i armatosur ndaj ministrit të Brendshëm, plagoset në shpatull

Ministri i Brendshëm i Pakistanit, Ahsan Iqbal, është qëlluar të dielën me armë zjarri gjatë një mitingu elektoral në vendlindjen e tij, Naroval.

Si pasojë e sulmit të armatosur në Kanxhrur, një periferi e qytetit Naroval në verilindje të vendit, Iqbal është plagosur në shpatullën e djathtë, bën të ditur radioja shtetërore pakistaneze.

Ai u dërgua fillimisht në një spital pranë vendngjarjes dhe më pas në një qendër shëndetësore më të sofistikuar në Lahor, sipas të njëjtit burimi.

Policia e Shtetit të Penxhabit njoftoi se autori i sulmit është kapur dhe po merret në pyetje. Imran Kishwar, një zyrtar i lartë policor, theksoi se agresori, një i ri rreth 20-22 vjeç, ka qëlluar në drejtim të Iqbal nga një distancë jo më e madhe se 20 m.

Kishwar saktësoi gjithashtu se ministri i Punëve të Brendshme është jashtë rrezikut për jetën.



Lajme të ngjashme