Netanyahu do të zhvillojë një vizitë pune në Rusi

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu në datën 9 maj do të zhvillojë një vizitë në Moskë.

964798
Netanyahu do të zhvillojë një vizitë pune në Rusi

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu në datën 9 maj do të zhvillojë një vizitë në Moskë.

Pallati Presidencial i Rusisë, Kremlini deklaroi se Netanyahu do të zhvillojë një vizitë pune në Moskë më 9 maj.

Kremlini tha se Kryeministri izraelit u ftua për ceremoninë e parakalimit ushtarak, që do të zhvillohet në Moskë.

“Netanyahu u ftua në ceremoninë e parakalimit, që zhvillohet me rastin e 73-vjetorit të fitores së Luftës së Dytë Botërore” shkruhet në deklaratë.

Në deklaratë tërhiqet vëmendja se Kryetari i Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin do të takohet me Kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu.



Lajme të ngjashme