Sulm ajror në zonën e çtensionuar në Idlib, 6 të vrarë dhe 12 të plagosur

Drejtori i Mbrojtjes Civile të Idlibit (Beretat e Bardha), Mustafa Hac Yusuf tha se zonat rurale të banuara në jug të Idlibit përgjatë natës ishin nën një bombardim të dendur ajror.

Sulm ajror në zonën e çtensionuar në Idlib, 6 të vrarë dhe 12 të plagosur

Në sulmet ajrore në rajone e banuara brenda kufijve të zonës së çtensionimit në Idlib të Sirisë humbën jetën 6 civilë.

Drejtori i Mbrojtjes Civile të Idlibit (Beretat e Bardha), Mustafa Hac Yusuf tha se zonat rurale të banuara në jug të Idlibit përgjatë natës ishin nën një bombardim të dendur ajror.  

Ai bëri të ditur se në sulmet ajrore, që morën në objektivë fshatrat El Nukayyer dhe Oreynibe në nënprefekturën Han Sejhun u plagosën edhe 12 civilë, shumica fëmijë.

Edhe shtëpia vrojtuese, që i përket opozitarëve, në një deklaratë të bërë në median sociale u shpreh se: “Avionët luftarakë rusë të ngritur nga baza ajrore Hmeymim në rrethin Lazkije, ndërmorën sulme ajrore ndaj fshatrave El Nukayyer dhe Oreynibe”.

Nga ana tjetër regjimi i Esadit dhe mbështetësit e tyre ndërmorën sulme ajrore në brendësi të vendbanimeve civile El Zekat, Al Sahır dhe Kastun si dhe prefekturave Kifren Bude dhe Latamne, që gjenden në rajonin rural në veri të rrethit Hama.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Mbrojtjes Civile të Idlibit, që nga fillimi i vitit e deri më tani, në sulmet ajrore janë vrarë gjithsej 652 presona nga ata 149 fëmijë dhe 121 gra kurse 4.291 mbetën të plagosur.  



Lajme të ngjashme