Libi - 5 të vrarë në sulmin e dyfishtë ndaj Këshillit të Lartë Zgjedhor në Tripoli

Në sulmin kamikaz dhe me armë zjarri të ndërmarrë ndaj godinës së Këshillit të Lartë Zgjedhor në kryeqytetin Tripoli të Libisë, sipas përcaktimeve të para janë vrarë 5 persona.

Sipas informatave të marra nga burimet e Këshillit të Lartë Zgjedhor të Libisë, një sulmues kamikaz, për të cilin është vlerësuar se ka qenë anëtar i organizatës terroriste DAESH, hyri në godinën e Këshillit që ndodhet në lagjen Gavt esh-Sheal të Tripolit dhe e hodhi vetën në erë.

Më pas mes anëtarëve të tjerë të organizatës terroriste që hynë në godinë pas shpërthimit dhe pjesëtarëve të forcave të sigurisë pati përleshje të armatosur.

Sipas përcaktimeve të para në këto sulme kanë humbur jetën 5 persona, ndërsa raportohet edhe për të plagosur.

Lajme të ngjashme