ShBA-ja nuk synon të ndryshojë ekuilibrat në Siri

Zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjenerali Kenneth McKenzie në një konferencë të përbashkët shtypi me zëdhënësen e Pentagonit, Dana White tha se Amerikan nuk ka ndonjë synim për ndryshimin e ekuilibrave në Siri.

ShBA-ja nuk synon të ndryshojë ekuilibrat në Siri

Zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) gjenerali Kenneth McKenzie tha se në të gjitha hapësirat e goditura gjatë sulmeve që kryen të shtunën në Siri nën udhëheqjen e ShBA-së ka pak klor dhe gaz nervor.

Pyetjeve të gazetarëve gjenerali Kenneth McKenzie iu përgjigj në një konferencë të përbashkët shtypi me zëdhënësen e Pentagonit, Dana White.

“Nuk mendoj se ne kërkuam të ndryshojmë ekuilibrin strategjik të Sirisë me ato sulme”, tha gjenerali Kenneth McKenzie, duke shtuar se “ata deshën ti japin një mësim, që helmimi me gaz i grave dhe fëmijëve është praktikë e keqe”.

Forcat e regjimit të Esadit goditën objektivat në lokalitetin Duma, në periferi të Gutës Lindore në fillim të këtij muaji, duke përdorur një gaz toksik, i cili sipas Mbrojtjes Civile të Sirisë “Helmetat e Bardha”, la të paktën 78 civilë të vdekur.

Pas sulmit me gaz toksik, ShBA-të, Britania e Madhe dhe Franca nisën sulme duke shënjestruar bazat e armëve kimike të regjimit të Esadit.

I pyetur nëse ShBA-të u përballën me Rusinë gjatë sulmit të përbashkët, McKenzie tha se megjithëse sistemi i avancuar rus i mbrojtjes ajrore S-400 ishte aktiv, ai nuk arriti të parandalojë raketat e koalicionit, të udhëhequr nga ShBA-të.

“Mbrojtja ajrore ruse u aktivizua, ata po skanonin. Ata lartë kishin avionin e tyre kryesor shtetëror të mbrojtjes ajrore. Ata nuk vendosën të arrijnë, kështu që nuk mund të spekuloj përse e bënë, apo nuk e bënë atë”,- u përgjigj ai.

Sipas McKenzie-t, pjesa tjetër e aftësisë mbrojtjes ajrore të Sirisë, e cila u sigurua nga Rusia, u angazhua gjerësisht dhe tërësisht dështoi.

Duke deklaruar se koalicioni i udhëhequr nga ShBA-të e kishte planifikuar dhe analizuar operacionin në një mënyrë që të parandalonte rrjedhjen kimike nga zonat e goditura, McKenzie shtoi se koalicioni ishte i suksesshëm, bazuar në faktin se nuk pati viktima.

Në përgjigje të një pyetjeje rreth mendimeve të tij mbi reagimin e regjimit sirian ndaj raketave të koalicionit kur operacioni ishte kryer, McKenzie e përshkroi atë si “konfuz dhe kaotik”. “Ata nuk kishin një pamje të qartë të asaj që po u ndodhte atyre”, tha ai duke iu referuar regjimit të Esadit.

Nga ana tjetër, duke kundërshtuar pretendimin e Moskës se sistemi i mbrojtjes ajrore i Rusisë rrëzoi shumicën e raketave, zëdhënësja e Pentagonit, Dana White, tha se sistemet e mbrojtjes ajrore të prodhuara nga rusët dhe të operuara nga ekipet siriane, ishin krejtësisht të padobishme.

“Sistemet e mbrojtjes ajrore të prodhuara nga rusët ishin krejtësisht joefektive. Rusia dhe regjimi demonstruan joefektivitetin e sistemeve të tyre përsëri dy ditë më vonë, kur sistemi u angazhua rastësisht”, tha White.

Periferia e Damaskut në Gutën Lindore ndodhet nën rrethim për pesë vitet e fundit. Qasja humanitare në këtë zonë, strehë e 400 mijë njerëzve, është ndërprerë plotësisht.

Forcat e regjimit të Esadit kanë intensifikuar rrethimin e tyre, duke e bërë pothuajse të pamundur që ushqimi dhe ilaçet të hyjnë në lagje dhe duke lënë pa trajtim mijëra civilë në nevojë.

 


Lajme të ngjashme