ShBA sinjalizon operacion të ri në Siri

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) sinjalizuan një operacion të ri në rast se Siria do të përdorte përsëri armët kimike.

ShBA sinjalizon operacion të ri në Siri

Me kërkesën e Rusisë Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS i OKB-së) u thirr urgjentisht për të vlerësuar operacionin ajrore kundër Sirisë.

 

Përfaqësuesja e ShBA-së në OKB, Ambasadorja Nikki Halley përcolli këtu mesazhin e ri të Presidentit Donald Trump.

''Nëse Siria përdor armët kimike përsëri, ShBA është sërish e gatshme për të hapur zjarr”, tha Niki.

Kurse Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Gutteres bëri thirrje për shmangien e tensioneve.

 


Lajme të ngjashme