Rusia vë veto ndaj projektrezolutës së ShBA-së

Projektrezoluta, që propozonte që delegacioni i OKB-së të kryej hetime, u refuzua me veton e Rusisë, e cila është anëtare e përhershme e KS të OKB-së.

948779
Rusia vë veto ndaj projektrezolutës së ShBA-së

Rusia vë veto ndaj projektrezolutës së ShBA-së të paraqitur në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për të hetuar përdorimin e armëve kimike në Siri.

Projektrezoluta, që propozonte që delegacioni i OKB-së të kryej hetime, u refuzua me veton e Rusisë, e cila është anëtare e përhershme e KS të OKB-së.

Me anë të projektrezolutës synohej formimi i një mekanizmi të pavarur për të hetuar përdorimin e armëve kimike në sulmin ndaj Dumas, ku humbën jetën të paktën 40 persona.

Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në OKB, ambasadori Vassily Nebenzia, reagoi ndaj këtij propozimi duke e bërë të ditur se projektrezoluta e ShBA-së përmban elemente të papranueshme, të cilat do të përkeqësojnë edhe më shumë situatën.

Prej fillimit të luftës civile në Siri, e cila la pas 7 vjet, Rusia 12 herë përdori veton ndaj rezolutave të KS të OKB-së për Sirinë.

Më pas udhëheqja e Moskës i paraqiti për votim KS të OKB-së një projektrezolutë tjetër.

Në këtë projektrezolutë kërkohet që mekanizmi i OKB-së të përcaktojë vetëm se a është kryer sulmi me armë kimike apo jo dhe ti paraqes një raport KS të OKB-së, ndërsa kërkohet që përgjegjësit ti përcaktojë KS i OKB-së e jo mekanizmi.

Edhe kjo projektrezolutë nuk u pranua pasi nuk gjeti përkrahjen e nevojshme të 9 vendeve. Ndërkohë që projektrezoluta e Rusisë u përkrahë vetëm nga 6 vende ajo u kundërshtua nga 7 vende të tjera, ndërsa dy vende tjera abstenuan.

Me qëllim që projektrezoluta të miratohet nga ana e KS të OKB-së nevojiten të paktën votat e 9 vendeve nga 15 sa janë gjithsej dhe ndonjë nga vendet anëtare të përhershme të mos përdorin veton.



Lajme të ngjashme