Abbas: Hamasi duhet ta dorëzojë administrimin e Gazës, përndryshe nuk mbajmë përgjegjësi

"Në qoftë se Hamasi nuk e dorëzon administrimin e Gazës qeverisë palestineze, atëherë nuk do të mbajmë përgjegjësi për ato çfarë do të jetohet në Gazë", bëri të ditur Presidenti i Palestinës, Mahmud Abbas.

Abbas: Hamasi duhet ta dorëzojë administrimin e Gazës, përndryshe nuk mbajmë përgjegjësi

Presidenti i Palestinës, Mahmud Abbas bëri të ditur se delegacionit të Egjiptit i përcollën mesazhin që në rast se Hamasi refuzon të dorëzojë administrimin e Gazës, atëherë qeveria e Palestinës nuk do të mbajë përgjegjësi për ato që do të ndodhin në Gazë.

“Ne delegacionit egjiptian, i cili merret me dosjen e pajtimit kombëtar palestinez, i dërguam këtë mesazh: Në qoftë se Hamasi e dorëzon administrimin e sigurisë, përfshirë të gjitha ministritë dhe drejtoritë, dhe të gjitha dosjet në lidhje me sigurimin ne do të marrim përsipër përgjegjësinë, por në qoftë se e refuzon këtë, atëherë ne nuk do të mbajmë përgjegjësinë për ato çfarë do të jetohen në Gazë”, bëri të ditur Presidenti Abbas.

Duke e bërë të ditur se nga pala egjiptiane presin përgjigje, Presidenti Abbas tha se me të marrë përgjigjen do të veprojnë në përputhje me interesat e atdheut dhe popullit.

Abbas bëri thirrje për të bërë të gjitha përpjekjet që Këshilli Kombëtar i Palestinës të mblidhet më 30 prill dhe nëse kjo mbledhje realizohet në një atmosferë të qetë dhe pa probleme, atëherë ky këshill do të dëshmojë që është thelbi i projektit kombëtar palestinez.

Presidenti i Palestinës gjithashtu theksoi se samiti i Ligës Arabe që do të mbahet më 15 prill në Arabinë Saudite do të jetë i “rëndësishëm”, ndërsa shtoi se shpreson që ky samit të cilësohet si “samiti i Jerusalemit”.

Abbas gjatë fjalimit të tij gjithashtu tha se do të arrihet në marrëveshje për zgjidhjen e problemit mes Palestinës dhe Izraelit, por në qoftë se nuk pranohet vizioni i zgjidhjes me dy shtete, ku Jerusalemi Lindor do të jetë kryeqytet i Palestinës, atëherë pala palestineze nuk do t’ia di për asgjë.

 


Lajme të ngjashme