Mediat gjermane pretendojnë lidhjen me djathtisët të ngasësit të furgonit

Shtetas gjerman i cili të shtunën me furgon shtypi një turmë njerëzish në qytetin gjerman Muenster me ç'rast la të vdekur dy persona kishte probleme mendore dhe ishte i lidhur me grupet ekstreme të djathtë, raportojnë sot mediat gjermane.

Televizioni shtetëror i Gjermanisë ZDF raporton se policia ka identifikuar sulmuesin 49-vjeçar Jens R., i cili pas goditi turmën e njerëzve në qytetin e vjetër në perëndim të Gjermanisë, kreu vetëvrasje me armë zjarri.

Duke iu referuar burimeve të sigurisë, ZDF raporton se ai kishte lidhje me grupet ekstremiste në Gjermani, por nuk është e njohur nëse kjo kishte ndonjë ndikim në sulmin.

Prokurorja gjermane Elke Adomeit sot deklaroi se sulmuesi ishte i njohur për policinë për shkak të shkeljeve të mëparshme të ligjit dhe se kundër tij janë udhëhequr tre procese gjyqësore në vitin 2015 dhe 2016.

Shtetasi gjerman me furgon goditi turmën e njerëzve të cilët ishin ulur përpara birrarisë së famshme në qendër të Muensterit duke lënë të vdekur 2 persona dhe duke plagosur 20 të tjerë. Pas incidentit, Jens R., bëri vetëvrasje me armë zjarri. (AA)

Lajme të ngjashme