Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Geyt: Vendimi për transferimin e ambasadës amerikane në 14 maj është provokues dhe i gabuar

Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Arabe, Ahmed Ebu Gayt, tha të shtunën se vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të shpërngulur në 14 maj ambasadën amerikane nga Tel-Avivi në Jerusalem ishte një vendim "provokues dhe i gabuar".

Geyt: Vendimi për transferimin e ambasadës amerikane në 14 maj është provokues dhe i gabuar

Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Arabe, Ahmed Ebu Gayt, tha të shtunën se vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të shpërngulur në 14 maj ambasadën amerikane nga Tel-Avivi në Jerusalem ishte një vendim "provokues dhe i gabuar".

Ebu Geyt bëri një deklaratë me shkrim në lidhje me planin për të transportuar ambasadën në Jerusalem më 14 maj, ditë e cila përkon me 70-vjetorin e Ditës së Fatkeqësisë (Nekbe) dhe themelimin e Izraelit.

"Vendimi paraqet një hallkë të re dhe të rrezikshme në serinë e provokimeve dhe vendimeve të gabuara që kanë ndodhur që nga muaji dhjetor (2017)" u shpreh Gayt duke shtuar se kjo gjendje është gati të shkatërrojë shpresën e fundit për bashkëjetesën e palestinezëve dhe izraelitëve.

“Transferimi i ambasadës amerikane në përvjetorin e Nekbe-s tregon se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbajnë qëndrim në favor të Izraelit dhe nuk kanë lexuar në mënyrë të duhur historinë dhe strukturën e përleshjeve të përjetuara në rajon prej 70 vjetësh” u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Arabe duke bërë të ditur se Amerika tashmë e ka humbur autorizimin e mbrojtësit të procesit të paqes.  

Një zyrtar i lartë nga Departamenti amerikan i Shtetit, i cili kërkoi të mbetet anonim, në lidhje me deklaratën e bërë për transferimin e ambasadës në Jerusalem, u shpreh me këto fjalë: “Planifikojmë që në muajin maj të hapim ambasadën amerikane në Jerusalem. Inaugurimi i ambasadës përkon me 70-vjetorin e themelimit të Izraelit”.   

Edhe Ministri i Transportit dhe Shërbimit Informativ, Yisrael Katz tha se udhëheqja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka vendosur transferimin e ambasadës nga Tel-Avivi në Jerusalem në 14 maj.     



Lajme të ngjashme