Zëdhënësi i Pentagonit u shmanget pyetjeve për armët e dhëna PYD/PKK-së

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Mbrojtjes (Pentagon), Eric Pahon tha se “Nuk kanë parë ndonjë dëshmi se armët kanë kaluar në Afrin”.

Zëdhënësi i Pentagonit u shmanget pyetjeve për armët e dhëna PYD/PKK-së

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Mbrojtjes (Pentagon), Eric Pahon nuk u përgjigj qartë në pyetje në lidhje me armët e dhëna terroristëve në Siri.

Në përgjigje të pyetjes se “A kanë marrë pjesëtarët e organizatës terroriste PYD/PKK, të cilët përdorin ‘Forcat Demokratike Siriane’ si ombrellë, armët e dhëna nga ShBA-ja gjatë kalimit të tyre në Afrin?” zëdhënësi Pahon tha se “Nuk kanë parë ndonjë dëshmi në lidhje me këtë”.

Pentagoni më herët kishte deklaruar se pjesëtarët e organizatës terroriste, të cilët janë larguar nga operacionet kundër DAESH-it dhe kanë shkuar në Afrin për të ndihmuar PYD/PKK-në, do të humbasin mbështetjen e ShBA-së.

Edhe Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis në deklaratën e bërë për gazetarët gjatë udhëtimit të tij për në Evropë, kishte bërë të ditur se disa terroristë të PYD/PKK-së nga zonat e kontrolluara nga grupet e mbështetura nga ShBA-ja kanë kaluar në Afrin.

 

Gazetari i Agjencisë së Lajmeve Anadolli (AA) e rikujtoi zëdhënësin Pahon për këto dy deklarata dhe e pyeti se “Si mund të konfirmoni që pjesëtarët e organizatës terroriste nuk kanë marrë me vete armët e dhëna nga ShBA-ja gjatë kalimit të tyre në Afrin?”, ndërkaq zëdhënësi mbrojti qëndrimin se njësitë speciale në rajon janë duke i monitoruar armët e dhëna.

“Ne jemi duke e ndjekur këtë çështje. Për Turqinë jemi duke i monitoruar armët e dhëna. Do të hedhim hapat e nevojshme në qoftë se gjejmë ndonjë dëshmi për këtë”, shtoi Pahon.

Ndërsa në pyetjen se “A nuk keni parë se armët e ShBA-së kanë kaluar në Afrin?”, Pahon u përgjigj duke thënë se “Ende nuk kemi parë një gjë të tillë”.

Ndërkaq në deklaratat e koalicionit ndërkombëtare për luftën kundër DAESH-it të kryesuara nga ShBA-ja, thuhet se “Nuk mund të konfirmohet se armët e dhëna nga ShBA-ja kanë kaluar nëpërmjet Luginës së Eufratit të Mesëm në veri të Sirisë”.



Lajme të ngjashme