Izraeli rrëzon një dron iranian të ngritur nga territoret e Sirisë

Ushtria izraelite njoftoi herët mëngjesin e së shtunës se ka rrëzuar një mjet ajror të telekomanduar (dron) iranian të ngritur nga territoret siriane, pasi kishte shkelur hapësirën ajrore të Izraelit...

Izraeli rrëzon një dron iranian të ngritur nga territoret e Sirisë

Ushtria izraelite njoftoi herët mëngjesin e së shtunës se ka rrëzuar një mjet ajror të telekomanduar (dron) iranian të ngritur nga territoret siriane, pasi kishte shkelur hapësirën ajrore të Izraelit, duke u kundërpërgjigjur me sulme ajrore ndaj objektivave të Iranit në Siri.

“Droni i ngritur në fluturim nga Siria u interceptua që në çastet e para nga sistemet tona të mbrojtjes ajrore dhe u rrëzua vetëm pasi shkeli hapësirën ajrore izraelite”, thuhet në një komunikatë me shkrim të ushtrisë izraelite.

“Si kundërpërgjigje ndaj këtij akti, ushtria jonë sulmoi nga ajri objektivat e Iranit në Siri”, nënvizon deklarata në fjalë.

Një tjetër komunikatë e ushtrisë izraelite mëngjesin e së shtunës njoftonte se ndaj avionëve të Izraelit ishte hapur zjarr nga Siria.

Kurse Irani nuk është prononcuar ende në lidhje me këtë incident.



Lajme të ngjashme