ShBA-të rrëfehen për PKK-në

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert gjatë deklaratës së bërë në lidhje me zonën e Afrinit në Siri YPG-në e quajti drejtpërdrejtë PKK, e cila është një organizatë terroriste.

ShBA-të rrëfehen për PKK-në

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert gjatë deklaratës së bërë në lidhje me zonën e Afrinit në Siri YPG-në e quajti drejtpërdrejtë PKK, e cila është një organizatë terroriste.

"Turqia ka marrë sytë nga DAESH dhe kësaj radhe po shkon pas PKK-së ," tha Nauert në një konferencë shtypi pa korrigjim, ndërsa duke iu referuar operacionit ushtarak të Turqisë në Afrin të Sirisë kërkoi që të ulet tensionimi në zonë.

Ndërkohë deklaratave kontradiktore të bëra nga udhëheqja e Washingtonit iu shtua edhe një e re.

 

Departamenti amerikan i Mbrojtjes (Pentagon), përgënjeshtroi Sekretarin amerikan të Shtetit, Rex Tillerson në lidhje me çështjen e zonës së sigurisë.

Zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm të ShBA-së, Kenneth McKenzie deklaroi se bisedimet me Turqinë për formimin e një “zone të sigurt” janë duke u zhvilluar disa vite.

McKenzie pretendoi se janë duke monitoruar nga afër armët e dhëna elementeve terroriste të PYD/PKK-së në verilindje të lumit Eufrat, ndërsa shtoi se me Turqinë gjithashtu janë duke biseduar në lidhje me këto armë.



Lajme të ngjashme