Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Egjipt - Sisi sërish kandidat për president

Kërkesa për kandidaturën e Sisit u dorëzua në Komisionin Zgjedhor nga Mohamed Abu Shuka, avokat përgjegjës për fushatën elektorale të presidentit.

Egjipt - Sisi sërish kandidat për president

Presidenti aktual i Egjiptit, Abdel-Fattah Al-Sisi, të mërkurën zyrtarisht paraqiti kërkesën për kandidaturë në Komisionin zgjedhor zyrtar të Egjiptit për të kandiduar për një mandat të dytë në detyrën e presidentit.

Kërkesa për kandidaturën e Sisit u dorëzua në Komisionin Zgjedhor nga Mohamed Abu Shuka, avokat përgjegjës për fushatën elektorale të presidentit.

Ky veprim vjen një ditë pasi Sisi iu nënshtrua një kontrolli mjekësor, parakusht për të marrë pjesë në garë.

Javën e kaluar, Sisi formalisht njoftoi synimin e tij për të kërkuar rizgjedhje në zgjedhjet që janë planifikuar të mbahen nga 26 deri më 28 mars.

Të martën, ushtria egjiptiane arrestoi gjeneralin Sami Anan, ish-shefi i shtatmadhorisë dhe kandidat potencial presidencial.

Në një deklaratë televizive, ushtria akuzoi Ananin për kryerje të disa "parregullsive", pasi ai njoftoi planet për të garuar në zgjedhje.

Mbetet e paqartë nëse Anan, i cili, sipas një zëdhënësi, tani po mbahet nga ushtria në një vend të panjohur, do të lejohet të kandidojë në zgjedhje.

Më herët këtë muaj, Ahmed Shafik, ish-kryeministri i fundit i presidentit Hosni Mubarak, njoftoi papritmas tërheqjen e tij nga gara presidenciale, duke thënë se ai nuk është "zgjidhja më e mirë për menaxhimin e çështjeve të shtetit në periudhën e ardhshme".



Lajme të ngjashme