Gjermania në kërkim të relacioneve më të mira me Turqinë

Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel tha në konferencën e përbashkët të shtypit me homologun polak, Jacek Czaputowicz pas takimit në Berlin se vendi i tij mendon të ribëjë bisedime më të mira me Turqinë.

Gjermania në kërkim të relacioneve më të mira me Turqinë

Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel tha se vendi i tij ka ndërmend të ribëjë bisedime më të mira me Turqinë.

Këto deklarata Gabrieli i bëri në një konferencë shtypi pas takimit me ministrin e jashtëm polak Jacek Czaputowicz në kryeqytetin e vendit, Berlin.

Ai theksoi se marrëdhëniet e Gjermanisë me Turqinë kanë hyrë në trendin e rimëkëmbjes, duke shtuar se bëhet fjalë për takimin e komisioneve në nivel ministror lidhur me bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve në fushën e ekonomisë dhe se këto bisedime janë në interesin e të dyja vendeve.

Duke vënë në dukje se Turqia është një partner në NATO, ministri i Jashtëm gjerman tha se Gjermania ka përherë detyrime ndaj partnerëve të saj në NATO në lidhje edhe me industrinë e mbrojtjes, ashtu siç ka vepruar prej dekadash.

Do të ishte në interesin e të gjithëve që marrëdhëniet ndërmjet Gjermanisë dhe Turqisë të zhvilloheshin në drejtimin, ku të dyja vendet të sillen normalisht ndaj njëra-tjetrës në aleancat ku bëjnë pjesë, tha Gabriel.



Lajme të ngjashme